Punë në Gjermani

Berisha sulmon sërish kundërshtarët: S’pranojmë bashkëpunëtorët e qeverisë e të krimit në garën e PD

Kreu i PD, Sali Berisha sulmoi sërish kundërshtarët e tij në PD, duke deklaruar se “në garën për kryetar të partisë nuk janë pranuar bashkëpunëtorët e qeverisë dhe të krimit”. Lideri i opozitës iu referua indirekt përjashtimit nga gara të ish-deputetit të PD, Ervin Salianji, anëtares së FRPD, Alesia Balliu dhe aktivistet Evi Kokalari. Berisha shtoi se “çdo demokrat e demokrate është i mirëpritur në garë”. “Por jo bashkëpunëtorët e qeverisë dhe të krimit. Nuk ka forcë politike në botë që pranon një gjë të tillë”, tha ai. Megjithatë, Berisha pranoi se 23 majit do të jenë referendum dhe jo ditë zgjedhjesh, pasi nuk ka kandidat tjetër përballë tij.

Sali Berisha: Garantoj se kjo garë ka qenë, është dhe do mbetet e hapur. Së dyti, kurrë, kurrë kjo parti nuk do mund të pranojë bashkëpunëtorë krimi, bandash dhe të qeverisë. I dashur mik, mos harro se në 2021-shin në fuqi ishte projekti Shqipëria pa opozitë, ose fasadë opozitë. Dhe në këtë kuadër, çdo demokrat e demokrate është i mirëpritur në garë. Por jo bashkëpunëtorët e qeverisë dhe të krimit. Nuk ka forcë politike në botë që pranon një gjë të tillë.

Së dyti, ju jeni anëtar i Partisë Demokratike dhe mund të lexoni. Çdo parti politike në botë, për kandidaturat, për kryetar bashkie, për kryetar partie dege, për kryetar partie në qendër, pra edhe çka zgjidhet me votë, ka kritere. Jashtë kritereve, nuk ekziston. Pra, ka një, pa kritere nuk mund të zgjidhet një njeri, nuk mund të zgjidhet.

Këto kritere nuk janë caktuar në këtë garë. Këto kritere kanë ekzistuar. Çfarë janë këto kritere? Disa vite të eksperiencës drejtuese në pozicion vendor dhe qendror. Asnjë njeri që ka plotësuar kriteret, ose asnjë njeri që ka plotësuar këto kritere nuk është përjashtuar dhe nuk mund të përjashtohet nga gara.

Prandaj, unë njerëzisht ju kërkoj të bëheni konkret në shqyrtimin e secilit rast. Por, tani vijmë te gara. Jo jeni gabim, këtu je gabim. Ju lutem, studioni, lexoni. Në 75% të të gjitha rasteve ku votimi është një anëtar, një votë, kur nuk është dhënë dorëheqja, gara është pa kandidat rival. Në rastet kur drejtuesi jep dorëheqjen, nuk merr pjesë në garë, këtu shanset për dy apo tre kandidatë janë më të mëdha. Kurse, në të gjitha rastet kur drejtuesi vazhdon të jetë në garë, të qëndrojë në garë, nuk ka kandidatë të tjerë në këtë referendum”, u shpreh Berisha.

***

Për më shumë VIDEO dhe LAJME klikoni https://www.balkanweb.com | Faqja më e klikuar shqiptare!

Website: https://www.balkanweb.com/
Ndiq BalkanWeb në Facebook: https://www.facebook.com/share/18cXUArPyT/?mibextid=wwXIfr
Ndiq BalkanWeb në Instagram: https://www.instagram.com/balkanweb_official/
Ndiq BalkanWeb në TikTok: https://www.tiktok.com/@balkanweb.official
Ndiq BalkanWeb në X: https://x.com/Balkanwebcom

#BalkanWeb #LajmeBalkanWeb #news #LajmiFundit #media #lajme #lajmeshqip #news24 #lajmeshqiptare #albania #tirana #saliberisha #ervinsalianji #alesiaballiu #ZgjedhjetPD #zgjedhjet

Burimi: BalkanWeb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *