Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës
Gjithsej 515 ushtarë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës u betuan në një ceremoni të mbajtur në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Në ceremoni mori pjesë kryeministri Albin Kurti, i cili tha se kjo është gjenerata më e madhe deri tani.
Gjenerata më e madhe ndonjëherë
Kurti e quajti këtë ditë të veçantë për ushtarët e rinj, për familjet e tyre dhe për shtetin. Sipas tij, 515 qytetarë kanë zgjedhur t’i shërbejnë atdheut. Ai theksoi se ushtria është një nga shtyllat kryesore të shtetit dhe se forcimi i saj mbetet prioritet i Qeverisë.
Investimet në ushtri
Kryeministri tha se gjatë mandatit të kaluar buxheti i ushtrisë u trefishua, ndërsa në mandatin aktual Qeveria synon të investojë mbi 1 miliard euro. Ai përmendi këto të dhëna:
- janë rekrutuar 3.220 ushtarë të rinj, çka sipas tij e ka më shumë se dyfishuar numrin e Forcës;
- është blerë armatim me vlerë mbi 430 milionë euro, përfshirë dronat Bayraktar dhe SkyDagger;
- ushtria ka mbi 40 lloje armatimi të rëndë e të lehtë, sipas standardeve të NATO-s;
- deri në fund të vitit pritet të nisë prodhimi i municionit në fabrikën që po ndërtohet në Gjakovë;
- një gjeneratë tjetër do të nisë trajnimin këtë vit.
Ssipas Kurtit, kapacitetet ushtarake të paraparë për vitin 2028 po arrihen dy vjet më herët. Ai shtoi se janë katërfishuar ushtarakët e trajnuar e të shkolluar jashtë vendit.
Mesazhi për ushtarët
“Ne nuk e ndërtojmë ushtrinë kundër askujt. E ndërtojmë për Kosovën. Për paqen. Për sigurinë. Për lirinë”, tha kryeministri. Ai u tha ushtarëve se janë pjesë e brezit që duhet ta ruajë lirinë dhe ta forcojë shtetin që e garanton atë. Kurti theksoi gjithashtu synimin që ushtria e Kosovës të bëhet pjesë e NATO-s dhe përmendi pjesëmarrjen në ushtrimet Defender 21, 23 e 25.
Burimi: Zyra e Kryeministrit të Kosovës
Shiko videon e lajmit
Video: BisedoShqip. Lexo lajmin e plotë në BisedoShqip.de.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
💬 Diskuto këtë lajm live në Chat Shqip
Çfarë mendon ti? Bashkohu me shqiptarët nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora në BisedoShqip Chat – falas dhe pa regjistrim.
Hyr në Chat Shqip →📢 Merr lajmet e para në Telegram
Lajmet nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora, sapo ndodhin – direkt në telefonin tënd.
Bashkohu në kanalin @bisedoshqip →