Foto: Policia e Shtetit
Policia e Shtetit ka finalizuar në Librazhd operacionin e koduar “Zhvendosja”, me të cilin u arrestua në flagrancë një 27-vjeçar, banues në Durrës, i dyshuar për shitjen e dozave të kokainës dhe cannabisit në afërsi të institucioneve arsimore. Një 21-vjeçar që e shoqëronte u procedua në gjendje të lirë.
Çfarë dyshohet
Sipas hetimeve, i arrestuari, me inicialet E. C., ishte akomoduar përkohësisht në Librazhd dhe ndërronte shpesh vendbanimin e përkohshëm. Qëllimi, ssipas policisë, ishte shitja e lëndëve narkotike në doza, pranë shkollave.
Operacionin e kryen specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit dhe nën drejtimin e Prokurorisë. Ai u mbështet te një informacion i siguruar në rrugë operative dhe i administruar shpejt.
Çfarë u gjet dhe u sekuestrua
- sasi kokaine dhe Cannabis Sativa, të ndara në dhjetëra doza, gati për shitje;
- automjeti që drejtonte i arrestuari, i cili rezultoi se e drejtonte pa leje;
- një mjet prerës (thikë), që u gjet te shoqëruesi i tij;
- 3 celularë.
Shtetasi M. T., 21 vjeç, u vu në hetim pasi kishte me vete mjetin prerës. Sipas policisë, ky është një tjetër tentativë e goditur për shitje droge në doza pranë shkollave.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Të dyshuarit konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.
Burimi: Policia e Shtetit
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- Memaliaj: arrestohet 76-vjeçari i dyshuar për zjarrvënie në fshatin Vasjar
- Skenderaj: Arrestohet një person i kërkuar për lëndim të lehtë trupor
Shiko videon e lajmit
Video: BisedoShqip. Lexo lajmin e plotë në BisedoShqip.de.
💬 Diskuto këtë lajm live në Chat Shqip
Çfarë mendon ti? Bashkohu me shqiptarët nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora në BisedoShqip Chat – falas dhe pa regjistrim.
Hyr në Chat Shqip →📢 Merr lajmet e para në Telegram
Lajmet nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora, sapo ndodhin – direkt në telefonin tënd.
Bashkohu në kanalin @bisedoshqip →