Punë në Gjermani

“Rama të flaku edhe pse i the Skënderbe”/ Spiropali i përgjigjet Berishës:‘Çliro’ partinë e opozitën

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali i është përgjigjur kreut të PD, Sali Berisha, i cili u shpreh se kryeministri Rama e “flaku” edhe pse dikur ajo e ka cilësuar kreun e qeverisë si “Skënderbe”.

Spiropali u shpreh në fjalën e saj në Kuvend se për sa kohë që sipas saj kryedemokrati është denoncuesi dhe garantuesi më i madh i sistemit, nuk është i besueshëm për qytetarët. Ajo shtoi se Berisha duet të largohet në mënyrë që të çlirohet opozita dhe PD-ja.

Sali Berisha: Balluku kryehajdutja më e madhe pas Edi Ramës. Dhe këtu doli se raporti IBAR nuk u miratua. Ju krijoni agjendën sipas qejfit tuaj. Pse ua fshini qytetarëve raportin ju? E keni mbushur fund e krye me mashtrime. Ju kërkoni që të flisni për një raport që qytetarët nuk e dinë. Si të pranoni ju zoti Kryetar, dhe nuk dinë qytetarët se çfarë është thënë? Çfarë jeni ju? Peng mafie? Ajo e quan pallosh i gjatë, dhe ai ça nuk bën, e mbron. Ti e quan Skënderbe, ai të flak (i drejtohet Spiropalit).

Elisa Spiropali: Je denoncuesi më i madh dhe garantuesi më i madh i sistemit. Kur të çlirosh sistemin opozitën dhe partinë mund të flasim këtu dhe terma do të të ngjisin edhe më shumë. Por kontradikta e të qenit denoncues dhe garantues i jep të drejtën qytetarëve të mos të të besojnë.

Për më shumë VIDEO dhe LAJME klikoni https://www.balkanweb.com | Faqja më e klikuar shqiptare!

Website: https://www.balkanweb.com/
Ndiq BalkanWeb në Facebook: https://www.facebook.com/share/18cXUArPyT/?mibextid=wwXIfr
Ndiq BalkanWeb në Instagram: https://www.instagram.com/balkanweb_official/
Ndiq BalkanWeb në TikTok: https://www.tiktok.com/@balkanweb.official
Ndiq BalkanWeb në X: https://x.com/Balkanwebcom

#BalkanWeb #LajmeBalkanWeb #news #LajmiFundit #media #lajme #lajmeshqip #news24 #lajmeshqiptare #albania #tirana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *