Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Edicionit XII të Shkollës Diplomatike për diplomatë të rinj, të organizuar nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Në fjalën e tij, Kurti u uroi mirëseardhje 39 diplomatëve nga e mbarë bota. Ai theksoi se për më shumë se një dekadë ky program ka ofruar një hapësirë për diplomatët e rinj që të takohen, të shkëmbejnë ide dhe të krijojnë lidhje për një të ardhme të përbashkët, të karakterizuar nga mirëkuptimi dhe bashkëpunimi.
Kosova si vend për shkëmbim idesh
Ssipas kryeministrit, Kosova është vend i përshtatshëm për një shkëmbim të tillë, sepse çështje të mëdha ndërkombëtare si paqja dhe siguria, sovraniteti dhe rritja, të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit dhe e drejta ndërkombëtare janë pjesë e përvojës së saj si shtet. Ai tha se përmes diplomacisë, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe dialogut, Kosova ka kaluar nga sfidat e shtetndërtimit drejt pjesëmarrjes gjithnjë e më aktive në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.
Kurti përmendi edhe procesin e vështirë të njohjeve ndërkombëtare. Sipas tij, anëtarësimi në Këshillin e Evropës do t’u siguronte qytetarëve qasje në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ndërsa anëtarësimi në Interpol do t’u mundësonte institucioneve të zbatimit të ligjit shkëmbim informacioni në kohë reale me policitë e botës.
Partneriteti me SHBA dhe NATO-n
Kryeministri tha se Ballkani Perëndimor mbetet i cenueshëm ndaj ndikimeve të jashtme dhe dezinformimit. Sipas tij, ruajtja e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe bashkëpunimi me aleatët mbeten prioritet i politikës së jashtme të Kosovës. Ai theksoi edhe rëndësinë e partneritetit me NATO-n dhe të prezencës së saj në Kosovë për paqen dhe stabilitetin.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, Kurti tha se pavarësisht nëse përfaqësojnë shtete të vogla të Paqësorit, vende afrikane apo evropiane, diplomatët kanë përgjegjësi të përbashkët: të ndërtojnë ura bashkëpunimi mes shteteve dhe të afrojnë njerëzit përtej dallimeve kulturore. Ai shtoi se lidhjet e krijuara sot mund të hedhin themelet e partneriteteve të së nesërmes.
Burimi: Zyra e Kryeministrit të Kosovës
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- Kurti takon ambasadorin hungarez Dux, flasin për KFOR-in dhe bashkëpunimin ekonomik
- Kurti i propozon PDK-së seancë sonte për Gjykatën Speciale dhe zgjedhjen e Presidentit
- Presidenti i Kosovës: Kurti dhe Hamza ende pa marrëveshje
- Kurti në SHBA: u diskutua për Hagën, të zhdukurit dhe të ardhmen euro-atlantike të Kosovës
Shiko videon e lajmit
Video: BisedoShqip. Lexo lajmin e plotë në BisedoShqip.de.
💬 Diskuto këtë lajm live në Chat Shqip
Çfarë mendon ti? Bashkohu me shqiptarët nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora në BisedoShqip Chat – falas dhe pa regjistrim.
Hyr në Chat Shqip →📢 Merr lajmet e para në Telegram
Lajmet nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora, sapo ndodhin – direkt në telefonin tënd.
Bashkohu në kanalin @bisedoshqip →