
Video/ Supergol nga distanca, mesfushori shqiptar ndëshkon Dortmundin në sfidën e kampionatit
Leon Avdullahu ka realizuar një supergol për Hoffenheimin në sfidën ndaj Borussia Dortmundit, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në fundin e pjesës së parë.
Mesfushori shqiptar u shfaq protagonist në minutën e 45-të, kur goditi nga distanca dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke mposhtur portierin e Dortmundit.
Një goditje e bukur dhe e fuqishme nga jashtë zone i dha Hoffenheimit avantazhin 1-0, me vendasit që e mbyllën pjesën e parë në epërsi.
Avdullahu ishte titullar në këtë përballje, ndërsa goli ndaj Dortmundit është një moment i rëndësishëm për mesfushorin shqiptar në Bundesligë.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- “Jemi aktorë”, video e dhunës ndaj Edi Kuçit, reagon për TCH Jozefin Marku, tregon çfarë ndodhi
- Live Inter-Napoli/ Spektakël në “San Siro”! Tre gola në 6 minuta, Lautaro rihap sfidën (Video)
- Nënë Tereza, simbol i mëshirës, bota kujton Shën Terezën, shenjtoren shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve
- Live Inter-Napoli/ Spektakël në “San Siro”! Tre gola në 6 minuta, Lautaro rihap sfidën (Video)
- Video/ Tensionet rriten në Gjirin Persik, SHBA shkatërron tre anije iraniane: Kostoja do të jetë edhe më e madhe
