Foto: Policia e Shtetit
Dy persona kanë humbur jetën nga zjarri që përfshiu katin e tretë të një pallati në lagjen “Qemal Stafa” në Elbasan. Policia e Shtetit bën me ddije se pas disa orësh kërkimesh, rreth orës 00:40, u gjet trupi pa jetë i pronarit të banesës, shtetasit H. I., 69 vjeç.
Më herët, në vendngjarje kishte humbur jetën edhe shtetasja H. B., 82 vjeçe.
Dhjetë banorë të dëmtuar
Gjatë ngjarjes u dëmtuan 10 banorë të të njëjtit pallat. Ata morën ndihmë mjekësore dhe u larguan nga spitali. Ngjarja la pppas edhe dëme të shumta materiale.
Kërkimet u zhvilluan nga Policia e Elbasanit së bashku me shërbimet e Forcave të Armatosura, të Emergjencave Civile dhe zjarrfikësit.
Çfarë dyshojnë hetuesit
- Sipas veprimeve paraprake, shpërthimi dhe zjarri që pasoi dyshohet se u shkaktuan nga prania e tepërt e gazit në banesën e 69-vjeçarit.
- Hetimin e kryejnë strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, me ekspertët xhenierë të RENEA-s, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.
- Grupi i posaçëm hetimor vijon këqyrjen në vendin e ngjarjes dhe veprimet e tjera për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkakun e shpërthimit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për vlerësim.
Burimi: Policia e Shtetit
Shiko videon e lajmit
Video: BisedoShqip. Lexo lajmin e plotë në BisedoShqip.de.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- Tiranë: Dy të arrestuar për shitje droge, te njëri gjendet edhe pistoletë imituese
- Deputetët e Komisionit të Mbikëqyrjes monitorojnë sigurinë në shkolla në Elbasan, Peqin e Cërrik
- Dinamo Egnatia: dueli i javës së tetë luhet sot në Elbasan
💬 Diskuto këtë lajm live në Chat Shqip
Çfarë mendon ti? Bashkohu me shqiptarët nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora në BisedoShqip Chat – falas dhe pa regjistrim.
Hyr në Chat Shqip →📢 Merr lajmet e para në Telegram
Lajmet nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora, sapo ndodhin – direkt në telefonin tënd.
Bashkohu në kanalin @bisedoshqip →