
Alarm në Velipojë, përfshihet nga flakët një hotel, evakuohen pushuesit
Një zjarr ka përfshirë katin e pestë të një hoteli në Velipojë, duke alarmuar pushuesit që ndodheshin brenda godinës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën 13, pranë zonës së Vilunit, ku flakët kanë shkrumbuar katin e pestë të hotelit. Pushuesit janë evakuuar në kohë dhe kanë dalë jashtë godinës, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani, një automjet zjarrfikës, i cili qëndron në Velipojë gjatë sezonit turistik, ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, nga Shkodra janë nisur edhe dy mjete të tjera zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen totale të zjarrit.
Sipas informacioneve paraprake, vatra e zjarrit është neutralizuar dhe pjesa tjetër e hotelit nuk paraqet rrezik për përhapjen e flakëve.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- “Era e fortë ndihmoi flakët, nuk e dimë nga erdhi”/ Banorët e Levanit të alarmuar: Mu dogj shtëpia e të gjitha, nuk kemi parë ndonjëherë zjarr të tillë
- Stalla e bagëtive përfshihet nga flakët në Levan të Fierit/ Digjen makineritë bujqësore, shpëtohen 20 krerë lopë
- Situatë kritike me zjarrin në Himarë, flakët djegin një banesë, rrezikohen edhe shumë shtëpi të tjera
- Zjarri përfshin edhe Himarën, flakët pranë banesave, kërkohet ndihmë e forcave zjarrfikëse nga bashkitë fqinje
- Alarm në Picar të Gjirokastrës, zjarri në zonën pyjore avancon kërcënueshëm drejt fshatit
