
Amal Clooney mahnit në Venecia me fustanin Prada, George e komplimenton publikisht
Amal Clooney bëri një paraqitje tërheqëse në Venecia, teksa u shfaq krah bashkëshortit të saj, aktorit George Clooney, gjatë një mbrëmjeje në kuadër të Festivalit të 83-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.
Avokatja 48-vjeçare e të drejtave të njeriut zgjodhi për mbrëmjen një fustan të markës Prada, të zbukuruar me xixa dhe thekë në ngjyrë bruz, duke tërhequr vëmendjen me stilin e saj elegant.
Amal mbërriti me një varkë private, e veshur me krijimin e saj të mbrëmjes, ndërsa më pas iu bashkua bashkëshortit George Clooney për të vijuar së bashku drejt eventit.
Aktori 65-vjeçar u shfaq elegant me një kostum blu të errët.
Paraqitja e çiftit në Venecia erdhi disa orë pas një momenti të rëndësishëm për George Clooney, i cili më 2 shtator u nderua me Luanin e Artë për arritjet e tij jetësore në kinema.
Gjatë fjalimit të tij, aktori nuk la pa përmendur bashkëshorten e tij dhe punën e saj si avokate e të drejtave të njeriut.
“Meqë ra fjala, gruaja ime është i vetmi person që e ka çuar ndonjëherë ISIS-in në gjyq dhe ka fituar”, tha Clooney, duke e cilësuar Amal si “të fortë”.
Ai vlerësoi gjithashtu vendimet e vështira që ajo ka marrë gjatë karrierës së saj dhe foli për kritikat me të cilat është përballur për shkak të profesionit.
“Amal ka marrë disa vendime shumë të vështira gjatë viteve dhe na është dashur të merremi me mjaft kritika për shkak të tyre”, u shpreh aktori.
Çifti Clooney, i cili prej vitesh është një nga çiftet më të komentuar të Hollywood-it, tërhoqi vëmendjen e fotografëve gjatë shëtitjes së tyre në mbrëmje në Venecia.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
