
Dhunimi i Kuçit, policia njoftim zyrtar për Jozefin Markun, zbardhen 5 veprat penale që rëndojnë ndaj këngëtarit
Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me dhunimin e Eduard Kuçit nga Jozefin Marku dhe disa persona të tjerë.
Ndaj këngëtarit rëndojnë 5 vepra penale, ndërsa ky I fundit është shoqëruar sot në polici për të dhënë sqarime në lidhje me rastin.
“Si rezultat i veprimeve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, u ndaluan shtetasit J. M., 30 vjeç, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”, si dhe K. N., 31 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë drejtues i automjetit tip “Land Rover”, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, bombave ose minave dhe i municionit”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja në jetën private”. Ndërkohë, u shpallën në kërkim shtetasit A. H., 48 vjeç dhe K. V., 27 vjeç”, sqaron policia.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. N., u gjetën dhe u sekuestruan një sasi municioni, si dhe automjeti tip “Land Rover”, i dyshuar se është përdorur në ngjarje.
Këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë dhunuar shtetasin E. K., 26 vjeç, me pretendimin se ky i fundit kishte fyer një prej tyre.
Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- “Jam për qejf këtu, nuk po fshihem”/ Dhunimi i Edi Kuçit, zbardhen detajet e shoqërimit të Jozefin Markut, policia: E gjetëm në banesën e shokut në Fushë-Krujë
- Dhunimi i Edi Kuçit në Tiranë, shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një person tjetër
- “Jemi aktorë”, video e dhunës ndaj Edi Kuçit, reagon për TCH Jozefin Marku, tregon çfarë ndodhi
- Formula 1/ Surprizë në provat zyrtare të Monzës, Pierre Gasly merr pole position, lë pas Russell dhe Paistrin
- Me tabelë policie në dorë ndaluan ‘McLaren’ e Kuçit dhe e dhunuan në grup, nisin hetimet për Jozefin Markun, çfarë ndodhi te mbikalimi i Rinasit
