
Dhunimi i Edi Kuçit në Tiranë, shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një person tjetër
Është shoqëruar sot në polici këngëtari Jozefin Marku, pas publikimit të videos ku ai dhe persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar Edi Kuçin.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat. Mësohet se bashkë me Jozefin Markun është shoqëruar edhe një person tjetër i përfshirë në këtë ngjarje.
Nga hetimet e deritanishme u zbulua se video është regjistruar në Tiranë tek mbikalimi i Rinasit.
Po ashtu janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po punohet për identifikimin e personave që shfaqen në video.
Një ditë më parë, Prokuroria e Pejës lëshoi fletë-arrest për Markun, në lidhje me dhunimin e shtetasit nga Kosova.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- “Jam për qejf këtu, nuk po fshihem”/ Dhunimi i Edi Kuçit, zbardhen detajet e shoqërimit të Jozefin Markut, policia: E gjetëm në banesën e shokut në Fushë-Krujë
- Dhunimi i Kuçit, policia njoftim zyrtar për Jozefin Markun, zbardhen 5 veprat penale që rëndojnë ndaj këngëtarit
- Me tabelë policie në dorë ndaluan ‘McLaren’ e Kuçit dhe e dhunuan në grup, nisin hetimet për Jozefin Markun, çfarë ndodhi te mbikalimi i Rinasit
- Ministri Hoxha pret Ambasadoren e re të BE-së në Tiranë: Zgjerimi do të jetë suksesi ynë i përbashkët
- Shën Tereza, 10 vjet shenjtore/ Ekspozohen në Tiranë dorëshkrimet shqip që dëshmojnë lidhjen e saj me atdheun
