
Shën Tereza, 10 vjet shenjtore/ Ekspozohen në Tiranë dorëshkrimet shqip që dëshmojnë lidhjen e saj me atdheun
Një dekadë më parë, Anjezë Gonxhe Bonjaxhi, gruaja që u bë nënë për njerëzimin, u shenjtërua nga Papa Françesku.
Në Meshën e Kanonizimit për Shën Terezën më 4 shtator 2016, Papa e quajti përcjellëse të mëshirës hyjnore që ndriçon errësirën që na rrethon. Misioni i saj vuri në dukje Ati i Shenjtë, “mbetet dëshmi e afërsisë së Zotit me më të varfrit.
Në 5 shtator, Kisha Katolike feston Shën Nënë Terezën, datën që shënon edhe ndarjen e saj nga jeta. Misionaret e Bamirësisë e kremtojnë këtë ditë me agjërim dhe lutje.
Ndërsa në Tiranë, në këtë përvjetor, u ekspozuan dorëshkrime në gjuhën shqipe të nobelistes, që tregojnë një raport të ngushtë emocional të Shenjtores për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Aktiviteti u organizua në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, ku të pranishme ishin misionare të Urdhrit Nënë Tereza, që shtrin veprimtarinë e tij në rreth 100 vende.
Edhe personalitete të politikës dhe jetës akademike kujtuan sot Shën Terezën përmes shprehjeve të saj dhe mrekullive që iu njohën Shenjtores që u përkul mbi të varfrit, mbi të sëmurët dhe mbi çdo njeri që kishte nevojë për mbështetje dhe dashuri.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- Nënë Tereza, simbol i mëshirës, bota kujton Shën Terezën, shenjtoren shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve
- Denion Meidani kujton Nënë Terezën nga Shkupi: Gonxhe për ne, Nënë Tereza për botën, shenjtore për njerëzimin
- Bashkia e Tiranës në aksion për rigjelbërimin e sheshit “Nënë Tereza”, pemët e thara zëvendësohen me fidanë të rinj
- Ministri Hoxha pret Ambasadoren e re të BE-së në Tiranë: Zgjerimi do të jetë suksesi ynë i përbashkët
- Bashkia e Tiranës jep leje për vendosjen e ashensorëve në pallatet e vjetra, ngre task-forcën për kontrollin e materialeve të sistemit kapot
