
Ftesë në 5/ I riu nga Indonezia ia merr këngëve popullore live, Kim: Ishim 14 fëmijë në një shtëpi
Pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, 26-vjeçari nga Indonezia tregoi në një intervistë mes humorit e emocioneve, se cfarë e ka bërë të qëndrojë në Shqipëri.
Kim rrëfeu përballë Bietës se jeton në Tiranë prej 4 vitesh, aty ku studion gjuhën shqipe dhe punon në universitet. Ai tregoi se familja e tij përbëhej nga 14 anëtarë dhe se ai vetë ishte fëmija i 8-të.
Me interpretimet e ndryshme të këngëve popullore, Kim ka arritur ta perfeksionojë gjuhën shqipe, teksa ndjekësit shqiptarë nuk i kanë kursyer komplimentet.
Kim tregoi gjatë bisedës se mënyra më e mirë për ta përvetësuar gjuhën shqipe janë këngët dhe se është shumë i lumtur që jeton në Shqipëri.
Përsa i përket traditave të vendit nga Kim vjen, ai pohoi gjithashtu se nuk mund të njohë një vajzë pa marrë leje fillimisht nga prindërit e saj!
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- Ftesë në 5/ Isida Mollaymeri shpërthen në lot: Jam gati për një fëmijë të dytë…
- Ftesë në 5/ Diola Dosti dhe Erolld Belegu dasmë së shpejti?! Çifti surprizon mikeshën e tyre me dy fjalë të veçanta…
- Muzikë popullore në Elbasan, edicioni i XIX-të i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Këngës Popullore Qytetare
- Analiza/ Filip Çakuli: Republika popullore e protestës
