Lajme Video

Lajme Video

“Jam princesha jote e vogël, të dua”/ I dërgonte foto dhe video intime të dënuarit për vrasje, oficerja 23-vjeçare i shpëton burgut

Një oficere burgu në Britani ka shmangur dënimin me burg pasi u përfshi në një lidhje tre-mujore me një të burgosur, të cilit i dërgoi video dhe foto intime, ndërsa i shprehte edhe dashurinë e saj.

Samantha Stowell, 23 vjeçe, kishte nisur një marrëdhënie me Conor Dobson gjatë kohës që punonte si oficere në burgun HMP Manchester, shkruanThe Sun.

Dobson ishte i dënuar për vrasjen e një gruaje 70-vjeçare në një aksident me makinë.

Gjykata u njoh me akuzën se Stowell dhe Dobson shkëmbyen një numër të madh mesazhesh, përfshirë foto dhe video intime.

Në disa prej komunikimeve, ajo i shprehte ndjenjat e saj dhe e quante veten “princesha e tij e vogël”.

Dobson i kishte shkruar se sytë e saj “e bënin të dashurohej”, ndërsa Stowell i ishte përgjigjur se ai e bënte të lumtur dhe se e donte.

Ajo gjithashtu i kishte shkruar se shpresonte që një ditë të ishin sërish “bashkë siç duhet”.

Gjykata u informua se Dobson kishte transferuar para në llogarinë bankare të Stowell përmes një personi tjetër.

Sipas prokurorisë, shumat arrinin në rreth 1,200 paund dhe ishin përdorur për blerjen e dhuratave.

Marrëdhënia u zbulua pasi punonjësit e burgut gjetën një iPhone gjatë kontrollit të qelisë së Dobson.

Pas arrestimit të saj, policia kontrolloi telefonin e Stowell dhe gjeti bisedat mes tyre.

Ajo më pas pranoi se kishte bërë një gabim dhe se nuk donte të përfundonte në burg. Stowell tha gjithashtu se kishte vlerësuar vëmendjen e Dobson pas ndarjes nga partneri i saj.

Samantha Stowell u deklarua fajtore për keqpërdorim të detyrës publike gjatë periudhës nga 13 marsi 2022 deri më 10 gusht 2023.

Ajo u dënua me gjashtë muaj burg, por dënimi u pezullua për 24 muaj.

Gjykatësi Patrick Field tha se një faktor lehtësues ishte mosha e saj në kohën e ngjarjes.

Megjithatë, ai theksoi se marrëdhënia me një të burgosur ishte “tërësisht e papërshtatshme” dhe se ajo e dinte këtë për shkak të trajnimit që kishte marrë.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Lajme Video

“Shumë shpejt do i japim fund historisë së pajustifikueshme të rindërtimit”, Rama me tone të ashpra për Veliajn: Prerja e kokës së kryeqytetit, eksperimenti më i rëndë social

Kryeministri Edi Rama e duke e cilësuar si një “eksperiment social, legal, politik, ekonomik” të dështuar lënien ‘pa kokë’ drejtimin e kryeqytetit.

Ai tha se mbajtja në paraburgim dhe drejtimi nga qelia i bashkisë së Tiranës ka sjellë vonesa në përfundimin e planit të rindërtimit nga tërmeti.

“Do finalizojmë shumë shpejt planin për t’i dhënë fund historisë së pajustifikueshme më të rëndë të rindërtimit, që nga Kombinati deri te 5 Maji.

Që kur Bashkisë së Tiranës iu pre koka për arsyet që dihen dhe për mosarsyet që nuk dihen, unë mendoj se viktimat e para dhe më të pafajshme të kësaj kohëprerjeje të padëgjuar në historinë e BE dhe vendeve të Europës që hyjnë në Këshillin e Europës.

Ka dy raste Strasburgu, dhe rasti i Shqipërisë që është shumë më i rëndë sesa ato.

Heqja e kokës së kryeqytetit dhe eksperimenti social, legal, politik, ekonomik i drejtimit të kryeqytetit pa kokë ka sjellë shumë viktima, e kanë paguar me dëme kolosale. Kategoria sociale në Tiranë më e prekur janë ato familje që presin t’u jepet çelësi sepse janë viktima të tërmetit. Eksperiment social i rëndë dhe totalisht i dështuar.”

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Lajme Video

Ftesë në 5/ Isida Mollaymeri shpërthen në lot: Jam gati për një fëmijë të dytë…

Isida Mollaymeri është rritur me disiplinën e baletit.

Për etapën e re të jetës së saj, nga dashuria deri te mëmësia mes karrierës dhe krijimit të një familje të re, ajo ka bërë një rrëfim të rrallë te “Ftesë në 5” me Bieta Sulo.

Fillimisht Isida rrëfeu njohjen e saj me bashkëshortin edhe se ai është mësuar duke jetuar bashkë me familjen e saj.

“Ai është shumë familjar, jemi njësoj. Kam marrë edhe familjen me vete, të gjithë si paketë, edhe kredia…”, u shpreh balerina duke qeshur.

Sa i përket rolit të mëmësisë, Isida zbulon ndjesinë e veçantë si nënë për herë të parë edhe se do të zgjidhte një fëmijë të dytë sesa një dasmë.

“Të dy kemi qejf për një fëmijë të dytë. Do zgjidhja fëmijën e dytë, pastaj dasmën…”, u shpreh ajo.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Lajme Video

Pagat rriten, punësimi bie/ Një në katër punonjës mbetet me rrogë minimale, thellohen diferencat në treg

Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri vijon trendin rritës.

Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë arriti në 92,150 lekë, duke u rritur me 9.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por rritja nuk është e njëjtë në të gjithë ekonominë. Ndërtimi vijon të kryesojë për ritmin e rritjes së pagave, me 22.1% ndërsa rritja më e ulët është shënuar në aktivitetin “Arte, argëtim dhe çlodhje, si dhe aktivitete të tjera shërbimi”, prej 6,4 %. Por pagat më të alrta sipas aktiviteteve mbetet në institucionet Financiare dhe të Sigurimit dhe informacioni dhe komunikimi.

Ndalur sipas profesioneve me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare janë Menaxherë, Ligjvënës, Drejtorë ekzekutivë me pagë mesatare 141.168 lekë ndërsa për specialistët me arsim të lartë paga mesatare ka arritur në 119.152 lekë.

Por shpërndarja e të punësuarve vijon të mbetet e përqendruar në skajet e intervaleve të pagave.

Paga mesatare në Shqipëri ka kaluar 92 mijë lekë në muaj, por kjo shifër nuk tregon të gjithë panoramën e tregut të punës. Në njërin skaj, më shumë se një në katër punonjës paguhet me minimumin prej 50 mijë lekësh ndërsa në anën tjetër, 17.1% marrin mbi 120 mijë lekë në muaj. Një treg pagash që po shfaq gjithnjë e më shumë diferenca mes punonjësve.

Por ndërsa pagat shënojnë rritje, punësimi nga ana tjetër ka shënuar një ngadalësim.  Si tregues shkalla e punësimit për popullsinë 15 vjeç arriti në 58,3 % krahasuar me një vit më parë rezulton me nëj rënie prej 0.1%.

Paralelisht papunësia ka zbritur në 8.3%, 0.3 pikë përqindje më pak se një vit më parë. Sipas INSTAT numri i personave në punësim në tremujorin e dytë 2026 vlerësohet në 1 milion 159 mijë persona. Ndryshimet sipas sektorëve tregojnë se dobësimi vjetor i punësimit është më i theksuar në bujqësi dhe industri, ndërsa edhe shërbimet kanë shënuar një tkurrje vjetore.

Tabloja e tremujorit të dytë na shfaqet dyfishtë, nga njëra anë pagat po rriten me ritme të ndjeshme ndërkohë që papunësia po ulet, por diferenca mes niveleve të pagave dhe mungesës së punonjësve po bëhet gjithnjë e më dukshme.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Lajme Video

“Ish-Këneta” ngrihet në protestë, banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Përmbytjet përsëriten, nuk kemi marrë dëmshpërblimet

Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durrës për problematikat e shumta me të cilat përballen, ndërsa sezoni i reshjeve po afron.

Protestuesit kanë bllokuar përkohësisht qarkullimin në rrugën “Vëllazërimi”, një aks i rëndësishëm që lidh qytetin me autostradën Durrës-Tiranë dhe është pjesë e unazës së qytetit.

Në qendër të protestës së tyre ishte mungesa e investimeve në infrastrukturë, e cila sipas banorëve vijon të shkaktojë përmbytje të përsëritura në zonë. Ata shprehen gjithashtu se ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet për pasojat e përmbytjeve të fundit.

Një tjetër problem i ngritur prej tyre është mungesa e ndriçimit publik në disa rrugë, ndërsa akset e paasfaltuara, sidomos në kushtet e reshjeve, kthehen në burim rreziku dhe vështirësojnë lëvizjen e banorëve dhe automjeteve.

Banorët kërkojnë ndërhyrje konkrete në infrastrukturë përpara nisjes së sezonit të shirave dhe investime, duke paralajmëruar se problemet e përsëritura mund të rëndohen edhe më tej me reshjet e ardhshme.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Lajme Video

Sulm me thikë në Londër, plagosen katër persona, policia bllokon rrugët për të kapur autorin

Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë në Londër, ka konfirmuar Shërbimi i Ambulancës së Londrës.

Policia, automjetet e emergjencës dhe mjekët e ndihmës së shpejtë, së bashku me Ambulancën Ajrore të Londrës, u thirrën në vendngjarje në orën 14:19.

Bromley High Street aty ku ndodhi ngjarja, është aktualisht i mbyllur në të dy drejtimet.

Four rushed to hospital after ‘quadruple stabbing’ in Bromley as emergency crews swarm high streethttps://t.co/gP9JOnZsv3

— GB News (@GBNEWS)September 10, 2026

Një dëshmitare, menaxherja e lokalit të lojërave të fatit Merkur Slots, tha se pa një sherr që shpërtheu në High Street.

Ajo tha se u frikësua dhe mbylli tre klientë brenda dyqanit për të pritur derisa situata të qetësohej.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Lajme Video

‘Shqipëria Live’/ Thellimet e hetimeve për ish-zv. kryeministren Balluku, juristi zbërthen procedurën: Më gjasë SPAK do të dalë me një kërkesë të re, do shkohet drejt një mase

Juristi Arbër Hoxha, i ftuar sot në “Shqipëria Live”, ka komentuar njoftimin zyrtar të një ditë më parë të Prokurorisë së Posaçme për ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Hoxha u ndal te pasojat që mund të ketë hetimi i SPAK dhe mundësia që, nëse gjatë hetimit dalin prova të reja për pasuri të tjera apo për vepra të tjera penale, të kërkohen masa të reja ndaj Ballukut.

Sipas tij, vepra penale e mosdeklarimit të pasurisë lidhet në këtë rast me dyshime për vepra të tjera, ndërsa shtimi i provave dhe akuzave mund të rëndojë pozitën procedurale të ish-zëvendëskryeministres.

“Është në pushtetin e SPAK, në momentin që ka prova se kemi të bëjmë dhe dyshohet për një apo disa pasuri të tjera që janë vendosur në sekuestro, kemi të bëjmë me një vepër penale që është e lidhur dhe me dy vepra të tjera penale, korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë dhe pastrimi i produkteve të veprës penale.

Vepra penale e mosdeklarimit të pasurive nuk është shumë e rëndë, dënohet me gjobë ose deri në 6 vite burg, por dy veprat e tjera e rëndojnë pozitën procedurale dhe SPAK, me të gjitha gjasat, do të shkojë drejt një kërkese të re për të hequr imunitetin dhe për të dhënë autorizim për një masë, siç mund të jetë ajo e arrestit në burg ose në shtëpi. Kjo ndodh kur ka shtim të provave dhe akuzave.

Ky veprim i ri i SPAK, në raport edhe me standardin e mbajtur nga Prokuroria e Posaçme, me të gjitha gjasat mund dhe do të shkojë drejt një kërkese të re ndaj zonjës Balluku”, u shpreh juristi.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Lajme Video

Shpërthimi i bombulës së gazit në një banesë në Lezhë, ndërron jetë në Itali pas disa ditësh 40-vjeçari

Një prej gjashtë personave të plagosur nga shpërthimi i një bombule gazi në fshatin Markatomaj të Lezhës, më 29 gusht, ka ndërruar jetë.

Viktima është 40-vjeçari Saimir Kola, i cili prej 12 ditësh po merrte trajtim të specializuar në Itali. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Kola nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të shkaktuara nga shpërthimi.

Mësohet se 40-vjeçari kishte pësuar djegie në rreth 90% të sipërfaqes së trupit, duke qenë në gjendje kritike që prej momentit të ngjarjes.

Shpërthimi ndodhi më 29 gusht në banesën e familjes Kola në Markatomaj. Si pasojë, u plagosën gjashtë anëtarë të familjes, ndërsa Saimir Kola u transportua drejt Italisë për të marrë trajtim të specializuar.

Pas 12 ditësh nën kujdesin e mjekëve italianë, 40-vjeçari ka ndërruar jetë, duke e çuar në një viktimë bilancin e ngjarjes së rëndë.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të shpërthimit.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Lajme Video

Ftesë në 5/ Diola Dosti dhe Erolld Belegu dasmë së shpejti?! Çifti surprizon mikeshën e tyre me dy fjalë të veçanta…

Diola Dosti dhe Erolld Belegu janë një çift që prej vitesh po shijojnë marrëdhënien e tyre.

Në Mars të këtij viti, Erolldi i propozon Diolës për martesë, por ende nuk dihet momenti.

Pasditen e sotme, çifti kishin përgatitur një videomesazh surprizë për mikeshën e tyre, e cila ishte e ftuar në “Ftesë në 5”, me Bieta Sulo, për balerinën Isida Mollaymeri. Siç është bërë me dije edhe më parë, Isida ka qenë shkaku i njohjes së Diolës me Erolldin.

Ashtu siç u rrëfye e në program, Diola dhe Erolldi ja kanë dhuruar Isidës këpucët e fejesës, ndërkohë që premtojnë edhe një palë këpucë të dyta për martesën.

Në videomesazhin surprizë ata e nisin: “Përshëndetje kupidi zyrtar i familjes sonë. Përshëndetja shoqja më e mirë…etj”

Mjaftoi vetëm kaq, për të aluduar që së shpejti do kemi një dasmë nga çifti. Tashmë pritet një konfirmim edhe nga vetë ata.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Lajme Video

Aksident në aksin Berat-Lushnje/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, dy persona në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë pasdite në rrugën nacionale Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Kashtbardhë. Në aksident janë përfshirë tre automjete.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel, Bledar Korreshi, dy drejtuesit e mjeteve që janë përplasur kokë më kokë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Lushnjës, ku ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një prej drejtuesve të mjeteve, drejtuesja e një automjeti tip Fiat, ka deklaruar se një automjet tip Benz po kryente një parakalim në korsinë në drejtim të Lushnjës.

Sipas dëshmisë së saj, Benz-i e ka prekur automjetin Fiat dhe më pas është përplasur kokë më kokë me një automjet tip Ford, i cili si pasojë e përplasjes ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë së Lushnjës, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More