
‘Shqipëria Live’/ Thellimet e hetimeve për ish-zv. kryeministren Balluku, juristi zbërthen procedurën: Më gjasë SPAK do të dalë me një kërkesë të re, do shkohet drejt një mase
Juristi Arbër Hoxha, i ftuar sot në “Shqipëria Live”, ka komentuar njoftimin zyrtar të një ditë më parë të Prokurorisë së Posaçme për ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Hoxha u ndal te pasojat që mund të ketë hetimi i SPAK dhe mundësia që, nëse gjatë hetimit dalin prova të reja për pasuri të tjera apo për vepra të tjera penale, të kërkohen masa të reja ndaj Ballukut.
Sipas tij, vepra penale e mosdeklarimit të pasurisë lidhet në këtë rast me dyshime për vepra të tjera, ndërsa shtimi i provave dhe akuzave mund të rëndojë pozitën procedurale të ish-zëvendëskryeministres.
“Është në pushtetin e SPAK, në momentin që ka prova se kemi të bëjmë dhe dyshohet për një apo disa pasuri të tjera që janë vendosur në sekuestro, kemi të bëjmë me një vepër penale që është e lidhur dhe me dy vepra të tjera penale, korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë dhe pastrimi i produkteve të veprës penale.
Vepra penale e mosdeklarimit të pasurive nuk është shumë e rëndë, dënohet me gjobë ose deri në 6 vite burg, por dy veprat e tjera e rëndojnë pozitën procedurale dhe SPAK, me të gjitha gjasat, do të shkojë drejt një kërkese të re për të hequr imunitetin dhe për të dhënë autorizim për një masë, siç mund të jetë ajo e arrestit në burg ose në shtëpi. Kjo ndodh kur ka shtim të provave dhe akuzave.
Ky veprim i ri i SPAK, në raport edhe me standardin e mbajtur nga Prokuroria e Posaçme, me të gjitha gjasat mund dhe do të shkojë drejt një kërkese të re ndaj zonjës Balluku”, u shpreh juristi.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- “Shko dhe përballu me drejtësinë”, sekuestrimi i vilës në Palasë, Kapri në ‘Shqipëria Live’: Nëse SPAK na kërkon heqjen e imunitetit për Ballukun, ne e japim votën pro
- Shqipëria e para në rajon për shkencë dhe matematikë, ana tjetër e rezultateve të PISA-s: Gjysma e 15-vjeçarëve nuk arrijnë nivelin bazë
- “Rama më shkruan edhe në 12 apo 1 të natës”/ Dashnor Sula në “Shqipëria Live”: Nga skema me mishin te kontrollet e karburanteve
- Kodi për financimin e grave sipërmarrëse, Shqipëria pjesë e nismës me BERZH, vetëm 31.6% e bizneseve menaxhohen nga gratë në vend
- “Më goditën dhe…”/ Këngëtari sqaron në ‘Shqipëria Live’ të vërtetën mbi kërcënimet, tregon edhe bisedën me babanë e Kuçit pas konfliktit
