
Shqipëria e para në rajon për shkencë dhe matematikë, ana tjetër e rezultateve të PISA-s: Gjysma e 15-vjeçarëve nuk arrijnë nivelin bazë
Rezultatet e Pisa 2025 tregojnë një përmirësim të Shqipërisë në testin ndërkombëtar për 15-vjeçarët.
Krahasuar me të dhënat e 2022 në lëndën e matematikës rritja është me 65 pikë, në shkencë me 59 pikë ndërsa në lexim me 50 pikë.
Në rajon Shqipëria renditet e para në shkencë dhe matematikë duke lënë pas Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën por edhe Greqinë. Lajmi mori dhe vëmendjen e kryeministrit Edi Rama i cili përgëzoi arritjen e nxënësve.
“Të parët në rajon, duke zënë vendin që kemi ambicie të zëmë në çdo drejtim dhe në çdo sektor, por që në këtë rast i bën një nder shumë të madh, një nder shumë të madh jo qeverisë thjesht, por i bën një nder shumë të madh në radhë të parë të gjithë atyre që kanë në duar fëmijët tanë. I bën një nder shumë të madh edhe drejtuesve të shkollave, natyrisht gjithmonë pas mësuesve”, tha Rama.
Megjithatë në analizën e PISA, Shqipëria ka mangësi pasi rezulton nën mesataren e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
Të dhënat tregojnë se 61% e nxënësve shqiptarë arritën nivelin minimal të aftësive në shkencë, 55% në matematikë dhe më shqetësuese paraqitet gjendja në lexim, ku rreth gjysma e 15-vjeçarëve nuk arritën nivelin bazë të aftësive të përcaktuar nga PISA.
Vlerësimi ndërkombëtar rendit Shqipërinë në vendin e katërt nga fundi në lexim, ku përparon në këtë fushë Rumania, Mal i Zi apo Serbia.
Të dhënat zbulojnë se në performancë absolute Shqipëria nuk ka asnjë 15-vjeçarë në lexim, teksa në shkencë janë vetëm 1% në top rezultate dhe në matematikë 2%. Në vlerësim morën pjesë 5 959 nxënës nga 160 shkolla shqiptare, teksa PISA zhvillohet si një test në 90 vende të botës.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- Testi PISA 2025, Shqipëria në krye të rajonit, Rama: Dëftesë e jashtëzakonshme, kemi lënë pas edhe disa vende që sot janë në BE
- ‘Shqipëria Live’/ Thellimet e hetimeve për ish-zv. kryeministren Balluku, juristi zbërthen procedurën: Më gjasë SPAK do të dalë me një kërkesë të re, do shkohet drejt një mase
- “Shko dhe përballu me drejtësinë”, sekuestrimi i vilës në Palasë, Kapri në ‘Shqipëria Live’: Nëse SPAK na kërkon heqjen e imunitetit për Ballukun, ne e japim votën pro
- “Rama më shkruan edhe në 12 apo 1 të natës”/ Dashnor Sula në “Shqipëria Live”: Nga skema me mishin te kontrollet e karburanteve
- Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, ministri Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri
