
Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, ministri Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha njoftoi në rrjetin social X, vendosjen e fluturimeve direkte midis Luksemburgut dhe Tiranës përmes kompanisë Luxair.
Ministri e konsideroi një lajm të shkëlqyer ardhjen e një tjetër kompanie ajrore evropiane në Shqipëri.
“Duke filluar nga 29 marsi 2027, kjo linjë e re që do të funksionojë gjatë gjithë vitit do të kryejë fluturime dy herë në javë, të hënave dhe të premteve, duke krijuar lidhjen e parë të rregullt ajrore direkte midis Luksemburgut dhe Shqipërisë”,shkruan Hoxha.
Sipas tij, një lidhje e re dhe e mirëpritur mes dy vendeve tona do t’i afrojë edhe më shumë njerëzit, bizneset dhe komunitetet tona.
Më herët, në 21 Prill të këtij viti, Ministri Hoxha pati zhvilluar një vizitë në selinë e Luxair ku në një takim me CEO-n e kompanisë, Gilles Feith, u diskutua pikërisht mundësia e lidhjes Luksemburg – Tiranë përmes fluturimeve direkte.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- Bllokimi i pagave të Drejtësisë, kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave, Petrit Malaj dhe 16 drejtues të Thesarit. Rama: Më shtoni dhe mua!
- Europa synon hapësirën, Macron kërkon program europian për fluturime me ekuipazh brenda dhjetë vitesh
- “Nga 3.7 e 6.5 milionë që i kanë, gjyqtarët i duan pagat deri 9.9 milionë”, ministri Malaj reagon pasi u kallëzua në SPAK: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit
- Dita e dytë e bojkotit në Gjykatën e Tiranës, administrata vijon protestën për pagat. Avokatët nuk paraqiten në GJKKO
- Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla dënohet me një vit burgim me kusht për gazin lotsjellës në Kuvend
