
“Më goditën dhe…”/ Këngëtari sqaron në ‘Shqipëria Live’ të vërtetën mbi kërcënimet, tregon edhe bisedën me babanë e Kuçit pas konfliktit
Këngëtari Labinot Rexha ka treguar më shumë detaje nga konflikti mes Jozefin Markut dhe Eduard Kuçit.
I ftuar në emisionin ‘Shqipëria Live’ me Sidorela Gjonin, Rexha ka treguar se pas konfliktit mes të dyve, ka tentuar të komunikojë me babanë e Kuçit, por ky i fundit ka refuzuar të komentojë për ngjarjen.
“Unë mora edhe një iniciativë për të folur me babain e Edit, por ai nuk donte të fliste. Më tha: “Të lutem, për këtë punë mos më thirr më.” Ata nuk pranojnë, por unë e lus Zotin që kjo të jetë hera e fundit, e keqja vjen shumë shpejt. Unë nuk besoj që Jozi është djalë i keq, por edhe Edi, po të rrish nja 2 minuta me të, thotë fjalë të mira, jemi bërë shokë, ai ta jep shpirtin edhe zemrën. Babanë e Edit dhe familjen e tyre e ka prekur ngjarja. A e di sa kërcënime kam marrë unë, që kam qenë herë me atë, herë me këtë. Shpresoj që të dyja palët të pajtohen sa më shpejt. Më thonë pse e përkrah Edin. Unë njoh edhe Edin, edhe Jozin, se kam kënduar me të”,tha Rexha.
Ndërkohë, këngëtari ka sqaruar edhe një Insta-Story që ka publikuar pak ditë më parë, ku ka treguar se është kërcënuar nga disa persona.
Rexha ka sqaruar se bëhet fjalë për një konflikt të hershëm për pronën mes familjes së tij dhe një komshiu.
“Ky problem është i hershëm, për pronësinë me një komshi. Bëhet fjalë për nja 2-3 metër katror. Ata kur mbeten pa lekë më acarojnë mua. Ma bëjnë gjithmonë kështu. Ata më shanë mua dhe mamin tim, me fjalë banale, me fjalë të ulëta dhe të shpifura. Edhe një vëlla i tyre më goditi pak. Thirra policinë, me maturi dhe qetësi dhe gjakftohtësi”,tregoi këngëtari.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- Kodi për financimin e grave sipërmarrëse, Shqipëria pjesë e nismës me BERZH, vetëm 31.6% e bizneseve menaxhohen nga gratë në vend
- Arti grek në zi, ndahet nga jeta parakohe këngëtari i mirënjohur Giorgos Mazonakis
- Testi PISA 2025, Shqipëria në krye të rajonit, Rama: Dëftesë e jashtëzakonshme, kemi lënë pas edhe disa vende që sot janë në BE
- Ish-banori i BBV rrëfen për ‘Shqipëria Live’ betejën me sëmundjen e rëndë: Mendova më të keqen, u mbylla në dhomë dhe…
- Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh
