Punë në Gjermani

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

Ish-banorja e Big Brother VIP 3, Françeska Murati, ka folur për herë të parë për ndarjen nga ish-partneri i saj.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon, Françeska ka treguar se është ndarë nga babai i djalit të saj prej shumë kohësh, por pavarësisht kësaj, ata ende e respektojnë njëri-tjetrin.

Madje Françeska është shprehur se ata duhen ende si shokë, duke e cilësuar ish-partnerin e saj si shokun e saj të ngushtë.

“Kam dashur shumë të flas, por pastaj jam mes asaj jetës private dhe publike. Dashamirësit e mi interesohen për mua. Jeta ime ka qenë shumë e ekspozuar kur isha në Big Brother. Kur bëhet fjalë për njerëz që nuk janë personazhe publike, më vjen keq t’i përfshij në një botë që nuk janë pjesë. Ne kemi një dashuri shumë të madhe bashkë për fëmijën tonë. E duam shumë djalin.

Për të thënë një herë e mirë, ne jemi ndarë, kemi një kohë të gjatë që jemi ndarë. Ne e duam shumë njëri-tjetrin, duhemi si shokë, sepse jemi njohur që 15 vjeç. Vjen një pikë që duheni si shokë, duhemi shumë si njerëz. Më vjen keq që njerëzit thonë që hyra në BB, m’u rrit mendja dhe shkatërrova familjen. Këto janë trillime. Unë takohem me të çdo ditë. Edhe me familjet kemi marrëdhënie të mira, ata e dinë që ne kemi respekt për njëri-tjetrin. Ne kemi folur edhe shumë gjëra bashkë. Ai është njeri fantastik. Ne jemi ‘best friends’ sepse jemi rritur bashkë”,tha Françeska.

Ish-banorja e Big Brother VIP 3 ka reaguar gjithashtu për herë të parë edhe mbi aludimet se kishte gjetur një partner të ri, duke sqaruar të vërtetën që qëndron pas një fotoje të publikuar në plazh, ku në syzet e saj duket reflektimi i një djali.

Françeska ka treguar se ajo foto ishte bërë me Photoshop, ndërsa sqaroi se pushimet po i kalonte nën shoqërinë e shoqes së saj dhe jo të një djali.

“Të flasim realitetin, ajo video është bërë me Photoshop. Më vjen shumë për të qeshur sepse shumë herë fotot e mia janë bërë me AI, janë transformuar. E kanë marrë foton dhe kanë futur diçka tjetër aty. Isha me një shoqe. Më vjen shumë për të qeshur, por tani çdo mashtrim nuk mund t’i jap sqarim për të gjitha. Do konsumohem. E dyta, nuk të del koha, sepse çdo ditë dalin lajme të reja. Them: nga dalin këto trillime? As nuk dua t’i përmend, të lodhin kur i mendon. Nuk mund të harxhosh jetën të përballesh me mashtrime. Unë jam njeri privat, jo sekret”, u shpreh Françeska.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.


Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *