
Zjarri djeg disa nga varrezat në Ungrej, Gjekmarkaj publikon pamjet dhe kërkon ndërhyrje urgjente: Po rrezikohen banesat
Një situatë alarmante është krijuar në Njësinë Administrative Ungrej, në Lezhë, ku zjarri përparoi me shpejtësi në zonën e fshatrave Rras dhe Zimaj.
Përmes një reagimi publik, deputeti demokrat dhe nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj ka ngritur alarmin për përhapjen e flakëve, të cilat, sipas tij, janë afruar rrezikshëm pranë banesave, kishave dhe varrezave të komunitetit. Në pamje shihet që disa prej varrezave janë djegur.
Gjekmarkaj thekson se rreziku nuk lidhet më vetëm me sipërfaqet pyjore, pasi flakët tashmë kërcënojnë drejtpërdrejt zonat e banuara dhe vendet e shenjta të fshatrave.
“Situatë tejet e rëndë në Rras dhe Zimaj”, shkruan Gjekmarkaj, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse.
Sipas tij, banorët ndodhen përballë një situate të rëndë dhe nevojitet mobilizimi i të gjitha forcave dhe mjeteve në dispozicion për të frenuar përparimin e zjarrit dhe për të mbrojtur banesat.
“Çdo minutë vonesë e rëndon më shumë situatën”, apelon Gjekmarkaj, ndërsa kërkon reagim të menjëhershëm nga autoritetet përballë rrezikut që u kanoset banorëve të Ungrejt.
ALARM NË UNGREJ!Situatë tejet e rëndë në Rras dhe Zimaj, Njësia Administrative Ungrej, Lezhë. Zjarri po përparon me shpejtësi dhe flakët janë afruar rrezikshëm pranë banesave, kishave dhe varrezave të fshatrave.
Nuk kërcënohen vetëm pyjet. Rreziku ka mbërritur pranë shtëpive dhe vendeve të shenjta ku prehen të afërmit e këtij komuniteti.
Banorët janë përballë një situate alarmante dhe kërkohet ndërhyrje urgjente dhe e menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, me të gjitha mjetet dhe forcat në dispozicion. Çdo minutë vonesë e rëndon më shumë situatën.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- Përkeqësohet situata me zjarret në Ungrej të Lezhës, flakët e favorizuara nga era rrezikojnë varrezat dhe kishën e fshatit Rras
- Zjarri përfshin 1.5 km në Kropisht të Selenicës, kërkohet ndërhyrje nga ajri për izolimin e flakëve
- Zjarri në grykëderdhjen e Semanit, vijon lufta me flakët, shoqërohet një çoban i dyshuar për zjarrvënie
