
Tenderi i Unazës dhe vila në Palasë/ SPAK zbardh skemën e dyshuar: Kompania fitoi kontratën, pronari investoi në pronën e Ballukut
SPAK ka zbardhur detaje të reja nga hetimi ndaj Belinda Ballukut, duke ngritur dyshime për një lidhje mes favorizimit të një kompanie në një tender publik dhe investimeve të kryera në vilën që Prokuroria pretendon se i përket faktikisht ministres.
Sipas SPAK, Arbër Abazi, pronar i kompanisë “Alko Impex General Construction”, ka marrë përsipër investime për përfundimin e vilës në kompleksin “Green Coast” në Palasë, me vlerë që sipas preventivit shkon nga rreth 288 mijë deri në 410 mijë euro.
Kompania e tij ishte pjesë e bashkimit të operatorëve ekonomikë që fitoi tenderin për Lotin 7 të Unazës së Jashtme të Tiranës, me fond limit rreth 2.35 miliardë lekë pa TVSH.
SPAK dyshon se Balluku, në cilësinë e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ka favorizuar kompaninë në procedurën e prokurimit dhe, në këmbim, ka përfituar investimet e kryera në vilë.
Për këtë episod, SPAK ka ngritur ndaj Ballukut dyshime për korrupsion pasiv, fshehje pasurie dhe pastrim parash, ndërsa hetimet vijojnë.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- “E godita vetëm një herë me shpullë”/ U la në arrest shtëpie, zbardhet dëshmia e Jozefin Markut në gjykatë: Ishte moment gjaknxehtësie
- “Në atë zonë la vetëm një leje ndërtimi për Delta”, AZHT reagon për pronën e konfliktit në Palasë: Dy lejet e tjera janë pezulluar me kusht
- “Kjo është histori muskujsh, letrat vijnë pas”/ Arjan Curri për konfliktin në Palasë: Ka një tjetër të fortë që ende nuk ka dalë në skenë
- Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë
