
“E godita vetëm një herë me shpullë”/ U la në arrest shtëpie, zbardhet dëshmia e Jozefin Markut në gjykatë: Ishte moment gjaknxehtësie
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka mësuar detaje të reja nga seanca me dyer të mbyllura që u dha sot për Jozefin Markun dhe Kristjan Nikollin.
Këngëtari dhe i afërmi i tij akuzohen për dhunën ndaj Eduard Kuçit, ish-konkurrent i Për’puthen, teksa gjykata ka caktuar masën “arrest shtëpie” për të dy.
Në dëshminë e tij, Marku është mbrojtur duke u shprehur se ka qenë veprim gjaknxehtësie dhe se Kuçi i ka sharë familjen.
“Kërkoj ndjesë për veprimin. E kam kryer në gjaknxehtësi e sipër. Nuk e njihja më parë Eduard Kuçin. E kam njohur në rrjetet sociale, ku më ka sharë familjen.
E kam goditur vetëm një herë me shpullë, duke i thënë të më kërkojë falje që më ka sharë familjen”,mësohet të jetë shprehur Jozefin Marku.
Sakaq, Nikolli ka deklaruar se nuk ka qenë i pranishëm në vendngjarje, ndërsa për municionin që i kanë gjetur në banesë ka deklaruar se ishte i ndryshkur dhe në kushte të papërdorshme.
“Unë atë natë që ka ndodhur ngjarja kam qenë në një dasmë, nuk kam qenë prezent në vendngjarje. Unë Jozin e kam mik, këtë e dinë të gjithë. Fishekët që keni gjetur në shtëpinë time ishin të ndryshkur, nuk e di përse ishin aty”,ka dëshmuar Kristjan Nikolli.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- LIVE/ Një orë seancë mes vezëve dhe përplasjeve të forta jashtë Parlamentit, protestuesit bllokojnë rrugët, policia i arreston, pranga edhe Lapajt
- “Në atë zonë la vetëm një leje ndërtimi për Delta”, AZHT reagon për pronën e konfliktit në Palasë: Dy lejet e tjera janë pezulluar me kusht
- Vrasja e Eglant Koçit/ “Do vij ta marr, vetëm lajeni mirë”, policia hetim në një “Exchange”, çfarë u kërkoi i dyshuari Shakaj dy lavazhierëve
- Dhuna ndaj Eduard Kuçit, Prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg për këngëtarin Jozefin Marku dhe Kristjan Nikollin
