Punë në Gjermani

Berisha vijon vizitën në SHBA, takon komunitetin shqiptaro-amerikan në Teksas: Falënderim i përzemërt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një takim me komunitetin shqiptaro-amerikan në Teksas.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, lideri i opozitës shprehu mirënjohjen për takimin, duke e cilësuar atë si një moment të veçantë me komunitetin shqiptar në Teksas.

“Falënderim të përzemërt për këtë takim të shkëlqyer me komunitetin shqiptaro-amerikan në Teksas!”, shkruan Berisha.

Takimi me diasporën shqiptare vjen në kuadër të vizitës së Berishës në SHBA, ku ai po zhvillon një sërë takimesh me komunitetin shqiptar dhe përfaqësues të politikës amerikane.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.


Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *