
“Kjo është histori muskujsh, letrat vijnë pas”/ Arjan Curri për konfliktin në Palasë: Ka një tjetër të fortë që ende nuk ka dalë në skenë
Konflikti i armatosur i ndodhur pak ditë më parë mes dy biznesmenëve, Luan Muça dhe Vasil Bedinajt për një pronë në Palasë, sipas analistit Arjan Currit, ka një person të tretë që ende mbahet i fshehtë.
I ftuar në Top Story këtë mbrëmje, ai tha se kjo nuk është një përplasje letrash, por ‘muskujsh’.
“Është i një i fortë tjetër që nuk ka dalë në skenë dhe përdor një prestanome për ta bërë të mundur të fortin e Deltës… Ju mendoni se Muça mendonte se do takonte Vasillaqin me 20 veta pas?! Nuk është nis për ta takuar Vasillaqin por një tjetër. Ka përplasje të fortësh, kjo është histori muskujsh dhe jo letrash. Duhet gjetur kush është tjetri i forti pas kësaj historie”, tha Curri.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- “Armët vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri”/ Opozita kërkon hetim parlamentar pas denoncimeve të Ahmetajt
- FOTO/ Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër
- “A nuk është kjo një çmenduri?”/ Mevlan Shanaj thirrje publike Bulkut, Kabos e Becit: Po ju përdorin me një palo festival për të ndryshuar ligjin e kinematografisë
- Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri
- “Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5
