
FOTO/ Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër
Kjo është fotoja e Ylber Lulit, 24 vjeç, i riu që humbi jetën mëngjesin e sotëm pas një konflikti në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër.
Luli ishte i angazhuar në sektorin e turizmit në Shkodër dhe ushtronte profesionin e udhërrëfyesit turistik.
Sipas të dhënave paraprake të Policisë, rreth orës 05:30, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 25-vjeçari Andri Vulaj dyshohet se ka plagosur me armë zjarri Ylber Lulin dhe babain e tij, Qamil Lulin, 63 vjeç.
Në rrethana ende nën hetim, Qamil dhe Ylber Luli dyshohet se kanë plagosur me thikë 25-vjeçarin Vulaj. Ylber Luli u transportua në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Policia ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e Andri Vulajt, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- “A nuk është kjo një çmenduri?”/ Mevlan Shanaj thirrje publike Bulkut, Kabos e Becit: Po ju përdorin me një palo festival për të ndryshuar ligjin e kinematografisë
- “Kjo është histori muskujsh, letrat vijnë pas”/ Arjan Curri për konfliktin në Palasë: Ka një tjetër të fortë që ende nuk ka dalë në skenë
- Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri
- “Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5
- “Këtu nuk ka rregulla, s’është si te Mercedesi”/ Hamilton ‘shpërthen’ ndaj Ferrarit dhe Leclerc: Tani kampionati për mua mbaroi
