Lajme Video

Ishte duke punuar në Marglliç të Patosit, rrëzohet shtylla, humb jetën elektricisti 46-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme fshatin Marglliç të Patosit, ku një 46-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës.

Sipas informacioneve paraprake, Ermal Debrova, 46 vjeç, ka qenë duke punuar në një shtyllë elektrike, kur për shkaqe ende të paqarta ka rënë bashkë me shtyllën.

Përplasja ka rezultuar fatale për 46-vjeçarin, i cili ka humbur jetën në vendngjarje, raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni.

Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkakun e aksidentit tragjik.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.


Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *