
Rasti i parë me Ethet e Nilit në Shqipëri, reagon Ministria e Shëndetësisë: ISHP po monitoron situatën
Ethet e Nilit kanë hyrë edhe në Shqipëri pasi më 1 gusht është diagnostikuar rasti i parë me këtë sëmundje në qarkun e Korçës.
Për këtë ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë, e cila është shprehur se ISHP po monitoron situatën.
Gjatë monitorimit sistematik dhe intensiv të infeksionit nga Virusi i Nilit Perëndimor (WNV) në vend, vetëm gjatë dhjetëditëshit të dytë të muajit gusht u evidentua rasti i parë për vitin 2026, në qarkun e Korçës. Që nga fillimi i muajit janar 2026, janë testuar 30 mostra të rasteve të dyshuara për infeksion nga WNV, të cilat kanë rezultuar negative. Rasti i evidentuar, përbën rastin e parë të konfirmuar në Shqipëri për vitin 2026.
ISHP po vijon survejancën epidemiologjike në njerëz, hetimin epidemiologjik dhe entomologjik të rastit të konfirmuar dhe monitorimin e situatës.
Në Shqipëri, infeksioni nga WNV është dokumentuar edhe më parë. Në vitin 2024 janë raportuar 107 raste të konfirmuara dhe 50 raste të mundshme, ndërsa në vitin 2025 janë raportuar 2 raste të konfirmuara.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- Rasti i parë me ethet e Nilit/ Sëmundja konfirmohet në Korçë, ekspertët: Përhapet nga pickimi i mushkonjave
- Arrestimi në Francë i Ermal Beqirajt, gazetarja zbulon detaje në Top Story: Dyshohet se ka në pronësi dy avionë, një jaht i është sekuestruar në Shqipëri
- “Jemi aktorë”, video e dhunës ndaj Edi Kuçit, reagon për TCH Jozefin Marku, tregon çfarë ndodhi
- Kur gjithë Shqipëria festonte/ Nata e paharruar e 2-1 ndaj Greqisë dhe tragjedia e Gramoz Palushit. 4 shtator 2004, kur historia u gdhend
