
Zjarri apokaliptik në Himarë po përhapet me shpejtësi, bashkia thirrje banorëve dhe turistëve: Largohuni nga zonat me rrezik
Zjarri në Himarë po merr përmasa të frikshme dhe po përhapet me shpejtësi në zonat e banuara.
Siç ka raportuar edhe më herët korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, një banesë është shkrumbuar ndërsa rrezikohen më shumë se 40 shtëpi dhe hotele.
Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim ku u kërkon banorëve dhe turistëve që ndodhen në zonat pranë rrezikut të largohen dhe të kontaktojnë me autoritetet.
Situata paraqitet e vështirë për zjarrfikësit, të cilët vijojnë të jenë në terren, duke punuar për shuarjen dhe izolimin e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Ndërkohë banorët bëjnë apel për ndihmë, ndërsa flakët po u afrohen shtëpive të tjera në qytet.
Në ndihmë është nisur një zjarrfikëse nga Vlora, Finiqi, Delvina, Saranda, 50 forca iUshtarake nga Gjirokastra dhe 3 mjete të Himarës. Po ashtu dy ambulanca nga Vlora janë nisur drejt Himarës.
Për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve dhe erës, situata është rënduar ndjeshëm, ndërsa ka nisur edhe evakuimi i banorëve, por edhe i turistëve që ndodhen në hotelet e Himarës.
Era dhe terreni i vështirë po favorizojnë përhapjen e flakëve, duke e bërë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse edhe më të vështirë.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike
- Situatë kritike me zjarrin në Himarë, flakët djegin një banesë, rrezikohen edhe shumë shtëpi të tjera
- Zjarri përfshin edhe Himarën, flakët pranë banesave, kërkohet ndihmë e forcave zjarrfikëse nga bashkitë fqinje
- Përhapja e flakëve në zonën malore në Kukës, izolohet vatra e zjarrit në Zapod
- Zjarri përfshin masivet pyjore në Tropojë, flakët rrezikojnë pemët mbi 100-vjeçare në Nikaj-Mërtur
