
Zjarri përfshin masivet pyjore në Tropojë, flakët rrezikojnë pemët mbi 100-vjeçare në Nikaj-Mërtur
Një vatër zjarri është shfaqur ditën e sotme në zonën e Nikaj-Mërturit, në Tropojë, konkretisht në Lugun e Ndërmajës, duke përfshirë nga flakët masive pyjore me pemë mbi 100-vjeçare.
Pas një periudhe të gjatë me temperatura të larta dhe disa vatrave zjarri të raportuara në zona të ndryshme të vendit, situata në Tropojë kishte qenë e qetë deri më tani, pa raste të raportuara gjatë kësaj periudhe.
Zjarri përbën një kërcënim serioz për masivet pyjore të zonës, veçanërisht për pemët shekullore, duke e bërë ndërhyrjen e shpejtë të strukturave përgjegjëse të domosdoshme për frenimin e përhapjes së flakëve.
Në kushtet e temperaturave të larta dhe terrenit të vështirë malor, situata kërkon monitorim të vazhdueshëm dhe angazhim të mjeteve dhe forcave të emergjencës për të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- Zjarri përfshin edhe Himarën, flakët pranë banesave, kërkohet ndihmë e forcave zjarrfikëse nga bashkitë fqinje
- Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike
- Përhapja e flakëve në zonën malore në Kukës, izolohet vatra e zjarrit në Zapod
- Zjarri apokaliptik në Himarë po përhapet me shpejtësi, bashkia thirrje banorëve dhe turistëve: Largohuni nga zonat me rrezik
- Situatë kritike me zjarrin në Himarë, flakët djegin një banesë, rrezikohen edhe shumë shtëpi të tjera
