Administrativja zhbllokoi pagat, ironizon Rama: Shqiptarët do u falnin gjysëm rroge gjykatësve, po të kishin të njëjtin standard për hallet e tyre
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila zhbllokoi pagat për Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe Gjykatën e Durrësit.
Në një reagim të gjatë, Rama ka kritikuar ashpër vendimin e gjykatës, duke vënë në pikëpyetje shpejtësinë me të cilën është marrë masa dhe duke pretenduar se vendimi lidhet me rritjen e pagave të gjyqtarëve.
“Sikur Gjykata Administrative të kishte standard për çdo qytetar apo institucion në hall, shpejtësinë e skëterrës me të cilën paska vepruar sot për të hapur dyert e thesarit për rritjen e rrogave të veta pa miratimin e parlamentit, unë besoj se çdo shqiptar i punësuar do ishte gati t’ia falte një gjysëm rroge gjykatësve”, shprehet Rama.
Kryeministri e cilëson vendimin si “tejet turbullues”, duke argumentuar se gjykata ka marrë një masë që, sipas tij, nuk synon ndalimin e ekzekutimit të një akti, por nxitjen e tij për një interes që e quan vetjak.
“Por të marrësh sa hap e mbyll sytë masën e parë të sigurisë në historinë e botës, jo për të ndaluar po për të nxitur për interesin vetjak ekzekutimin e një akti që me gjasë cënon ligjin dhe interesin publik, ndërkohë që mijëra e mijëra dosje hallesh presin me vite në sirtarët e gjykatës në fjalë, kjo është diçka tejet turbulluese!”, shkruan kryeministri.
Rama i është referuar gjithashtu tabelës së bashkëngjitur me kërkesat financiare, duke theksuar se, sipas tij, Gjykata Administrative po kërkon hapjen e fondeve nga thesari i shtetit pa kaluar më parë për miratim në Kuvend.
“Dyert e thesarit të shtetit i hap vetëm pushteti i pavarur legjislativ dhe Kuvendi i Shqipërisë do të bëjë detyrën e tij për këtë temë, në respekt të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ditën e enjte 17 shtator”, përfundon Rama.
Sikur Gjykata Administrative të kishte standard për çdo qytetar apo institucion në hall, shpejtësinë e skëterrës me të cilën paska vepruar sot për të hapur dyert e thesarit për rritjen e rrogave të veta pa miratimin e parlamentit, unë besoj se çdo shqiptar i punësuar do ishte gati t’ia falte një gjysëm rroge gjykatësve…
Por të marrësh sa hap e mbyll sytë masën e parë të sigurisë në historinë e botës, jo për të ndaluar po për të nxitur për interesin vetjak ekzekutimin e një akti që me gjasë cënon ligjin dhe interesin publik, ndërkohë që mijëra e mijëra dosje hallesh presin me vite në sirtarët e gjykatës në fjalë, kjo është diçka tejet turbulluese!
Ja edhe në tabelën bashkëngjitur çfarë kërkon Gjykata Administrative në dyert e thesarit të shtetit pa kaluar fare nga parlamenti, ndërkohë që e përsëris: Dyert e thesarit të shtetit i hap vetëm pushteti i pavarur legjislativ dhe Kuvendi i Shqipërisë do të bëjë detyrën e tij për këtë temë, në respekt të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ditën e enjte 17 shtator.

— Edi Rama (@ediramaal)September 11, 2026
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- Problemi me pagat e magjistratëve/ Administrata e Gjykatës së Tiranës ankesë te Avokati i Popullit: Të verifikohet kush po bllokon pagesat
- Pagat rriten, punësimi bie/ Një në katër punonjës mbetet me rrogë minimale, thellohen diferencat në treg
- “Nga 3.7 e 6.5 milionë që i kanë, gjyqtarët i duan pagat deri 9.9 milionë”, ministri Malaj reagon pasi u kallëzua në SPAK: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit
- Dita e dytë e bojkotit në Gjykatën e Tiranës, administrata vijon protestën për pagat. Avokatët nuk paraqiten në GJKKO