Lajme Video

“Albamono” rikthehet në Pogradec/ Festivali i monodramës, artistë nga gjashtë vende sjellin në skenë histori njerëzore dhe sociale

Festivali Ndërkombëtar i Monodramës “Albamono”. është rikthyer në qytetin e Pogradecit në edicionin e tij të 22-të.

Artistë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Rusia, Bullgaria, Ukraina dhe Armenia janë pjesë e këtij festivali cilët përmes interpretimeve të fuqishme do të sjellin për publikun mesazhe të thella sociale e njerëzore.

“Këtë vit është hera ime e parë në Shqipëri. Për mua është një surprizë shumë e madhe dhe me të vërtetë e bukur. Mendoj se është shumë e rëndësishme të kesh një festival në çdo qytet në këtë botë. Po të mendojmë për të gjithë situatën në botë, mendoj se jeni me fat që e keni këtë festival në Pogradec, sepse është një zonë shumë e këndshme dhe e bukur. Më la pa fjalë kur pashë këtë liqen të mrekullueshëm”.

“Kjo pjesë flet për gra të ndryshme që kanë probleme me dashurinë e tyre.  Unë them se jam të gjitha gratë e botës. Jam të gjitha ato, e përsëri nuk jam asgjë. Jam ylli dhe jam pluhuri. Kam pasion dhe pluhur brenda meje, si çdo grua apo çdo qenie njerëzore. Është hera ime e parë në këtë festival dhe më pëlqen organizimi, më pëlqen shumë vendi”.

Përgjatë netëve të festivalit, publiku do të ndjekë një maratonë skenike, e cila do të kurorëzohet me ndarjen e çmimeve.

Vlerësimi i shfaqjeve këtë vit i është besuar jurisë ndërkombëtare me anëtarë nga Rumania, Libani dhe Lituania.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.


Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *