
Kryeministri Rama liron nga detyra ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, Ervin Demo merr postin e tij
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra ditën e sotme ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari.
Lajmin e ka konfirmuar gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, teksa postin e tij pritet ta marr Ervin Demo, i cili deri më sot mbante postin e ministrit të Pushtetit Vendor.
Lamallari kishte marrë më herët drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë në shtator të vitit 2025, ndërsa në karrierën e tij në administratën publike ka mbajtur edhe postin e zëvendësministrit të Brendshëm, që prej tetorit të vitit 2017.
Ai ka një eksperiencë të gjatë në fushën e sigurisë, drejtësisë dhe luftës kundër krimit të organizuar. Që prej vitit 2020, Lamallari ka përfaqësuar Shqipërinë si negociator përgjegjës për Kapitullin 24, “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, në kuadër të negociatave me Bashkimin Evropian.
Gjatë karrierës së tij në administratë, ai është angazhuar edhe në menaxhimin e situatave të emergjencave. Në nëntor 2019 shërbeu si delegat i qeverisë dhe i Komitetit Ndërministror për Emergjencat Civile për menaxhimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit pas tërmetit shkatërrues në Durrës. Në prill 2020 u angazhua gjithashtu në menaxhimin e situatës së krijuar nga epidemia e COVID-19 në rajonin e Shkodrës.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- Ndryshimet në ministrinë e Punëve të Brendshme, reagon Rama: Lamallari do i bashkohet ekipit tim në Kryeministri
- Debati për makinën e re të Ramës, ministrja Ismaili: Është me qira, nevojë për sigurinë e kryeministrit
- Profil/ Zëvendëson Lamallarin si ministër i Brendshëm. Nga bashkia e Beratit në Pushtetin Vendor, kush është Ervin Demo
- Rama takon nxënësit fitues të olimpiadave, kryeministri: Më frymëzoni në punën time, testi PISA një fryt i shijshëm i një pune të gjatë në arsim
- Pas betimit si ministre, Spahiu ndan detyrat te Shëndetësia: Që nga nesër në orën 08:00 do hapet një zyrë për problemet e qytetarëve
