
Debati për makinën e re të Ramës, ministrja Ismaili: Është me qira, nevojë për sigurinë e kryeministrit
Erjona Ismaili, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ndërsa bëri publike disa nga vendimet e qeverisë, u pyet edhe për makinën e re të Kryeministrit Rama.
Ministrja u shpreh se ajo makinë është marrë me qira dhe paguhet nga buxheti i PS, pasi sipas Isamilit, ai automjet përdoret edhe për aktivitete të tjera partiake.
Ministrja shtoi se kjo makinë është marrë për arsye sigurie për kryeministrin dhe ka qenë edhe kërkesë nga Garda.
“Prania besnike do të shtrihet edhe në nivel ministri, për të qenë sa më pranë qytetarëve për problematikat. Është bërë publike edhe më herët që makina e kryeministrit është me qira, paguhet nga buxheti i Partisë Socialiste. Është kërkesë e bërë nga Kryeministri për shkak se ajo makinë përdoret edhe për aktivitetin partiak. Sa i përket se çfarë mjeti, kjo bëhet edhe për arsye sigurie dhe pas kërkesave të Gardës së Republikës”,u shpreh ministrja.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- Përgjimet e Ron Yefet dhe trafik armësh nga Afrika, ministrja Ismaili i përgjigjet denoncimeve të Ahmetajt: Më vjen ndot të komentoj deklaratat e të arratisurve nga drejtësia
- “Albamono” rikthehet në Pogradec/ Festivali i monodramës, artistë nga gjashtë vende sjellin në skenë histori njerëzore dhe sociale
- “Kam qenë rebel, por jo i bullizuar”, rrëfimi i Ramës: Në jetë më kanë dhunuar vetëm dy herë, më lanë për të vdekur
