Punë në Gjermani

Bayerni i Mynihut i hap derën Olise? Drejtuesit bavarezë nuk garantojnë qëndrimin e tij sezonin tjetër

Bayerni i Mynihut nuk guxon të garantojë qëndrimin e Michael Olise në Bavari pas këtij sezoni. Shefi Ekzekutiv i kampionëve të Gjermanisë, Jan-Christian Dreesen, evitoi të bëjë premtimin se futbollisti i kombëtares franceze do të vazhdojë të qëndrojë në Allianz Arena edhe përteje verës së vitit të ardhshëm.

‘Në një biznes të tillë, të bësh një premtim është diçka delikate-tha Dreesen në një intervisë për rrjetin televiziv, Sport 1-a do të mundim ta mbajmë në mënyrë të përhershme? Do të kthehemi të flasim verën e ardhshme’

Fjalët e Dreesen vënë në dukje faktin se te Bayerni janë të ndërgjegjshëm se nuk ka kuptim të mbajnë një nga futbollistët më të mirë nëse në horizont shfaqen pretendentë të nivelit më të lartë që do të duan shërbimin e tij. Reali i Madridit në merkaton e kësaj vere u shfaq shumë i interesuar për Olise por te Bayerni mohuan se kanë marrë oferta për të.‘Është budallallëk të themi se këtë verë kemi marrë dhjetëra oferta, nuk kemi marrë asnjë-shtoi Dreesen.

Edhe pse Bayerni e ka lënë një derë hapur për Olise për t’u larguar, Shefi Ekzekutiv i bavarezëve vuri në dukje rëndësinë e sulmuesit 24 vjeçar në skuadër.

‘Olise është shumë i rëndësishëm për këtë ekip. Është një magjistar në fushën e lojës-tha Dreesen.

Bayerni i Mynihut e siguroi shërbimin e Olise në vitin 2024 nga Crystal Palace duke derdhur në arkat e klubit londinez 55 milionë euro. Francezi ka me bavarezët një kontratë deri në 2029 dhe vlera e tij në merkato sipas ‘Transfermarkt’ ka shkuar në 170 milionë euro.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.


Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *