
BE vendos ChatGPT-në nën mbikëqyrje të fortë, precedent për inteligjencën artificiale
ChatGPT do t’u nënshtrohet rregullave më të ashpra të Bashkimit Europian, pasi Komisioni Europian e përfshiu në listën e shërbimeve digjitale me ndikim shumë të madh.
Ky është rasti i parë që një chatbot me inteligjencë artificiale vendoset nën këtë nivel mbikëqyrjeje. Në të njëjtën listë u shtuan edhe forumi Reddit dhe platforma e lojërave Roblox. Vendimi zbatohet për platformat që kanë më shumë se 45 milionë përdorues aktivë në muaj brenda 27 vendeve të Bashkimit Europian.
Të tria kompanitë kanë katër muaj kohë për të përmbushur detyrimet shtesë që burojnë nga Akti i Shërbimeve Digjitale. Ato duhet të vlerësojnë dhe të kufizojnë rreziqet sistemike të krijuara nga shërbimet dhe algoritmet e tyre. Kontrolli do të përfshijë përhapjen e përmbajtjeve të paligjshme, ndikimin negativ te të miturit, mirëqenien fizike dhe mendore të përdoruesve, të drejtat themelore, proceset zgjedhore dhe sigurinë publike. Për ta përfshirë nën këtë legjislacion, Komisioni Europian e ka klasifikuar ChatGPT-në si motor kërkimi. Ekspertët vlerësojnë se ky vendim krijon një precedent dhe mund të ndikojë në mënyrën se si do të mbikëqyren në të ardhmen të gjitha sistemet e mëdha të inteligjencës artificiale gjeneruese.
Vendimi vjen në një kohë kur Brukseli po forcon kontrollin ndaj kompanive të mëdha teknologjike, pavarësisht kundërshtimeve nga Shtetet e Bashkuara. Shkelja e detyrimeve mund t’i ekspozojë platformat ndaj gjobave të rënda financiare.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- “Ulu në gjunjë, shaje Gjestin”/ Dhunoi Edi Kuçin në Tiranë, Prokuroria e Kosovës vendos urdhër ndalimi për Joz Markun. Publikohen pamjet e incidentit (Video)
- Mungesa e numrave për marrëveshjen Vetëvendosje-LDK, zbulohet data e seancës së radhës konstituive në Kuvendin e Kosovës
- “Era e fortë ndihmoi flakët, nuk e dimë nga erdhi”/ Banorët e Levanit të alarmuar: Mu dogj shtëpia e të gjitha, nuk kemi parë ndonjëherë zjarr të tillë
- Biznesmenët u konfliktuan për pronën në bregdet, Rama vendos vijat e kuqe: Shpronësojmë gjithë zonën për interes publik
