Punë në Gjermani

“Ofertat më të reja të punës në Gjermani, të përditësuara automatikisht çdo ditë.”

Punë në Gjermani

Të shtëna me armë zjarri në Has, plagoset një 29-vjeçar, identifikohet autori

Një 29-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të marte në Krumë të Hasit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, në vendin e quajtur “Kryqezi i Spitalit”, ku dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, Jakup Aga, banues në Krumë, është qëlluar në këmbë.

Policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, Fatjon Dauti, rreth 30 vjeç, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Më datë 08.09.2026, rreth orës 17:10, në vendin e quajtur “Kryqezi i Spitalit”, në qytetin e Krumës, dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, është plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasi J. A., 29 vjeç, banues në Krumë.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit F. D., rreth 30 vjeç.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Dorëheqja shakullimë e ministres Evis Sala

Lajmi ishte në ajër qëkur në Tiranë po përflitej se Ministrja e Shëndetësisë nuk po firmoste, ose kishte lënë të kuptohej se nuk do të firmoste një projektligj, i cili në shembullin e kompanisë shtetërore KAYO të industrisë ushtarake ku shteti është aksioner në minorancë, parashikon të bëjë të njëjtën gjë me tenderat, barnat, pajisjet dhe shërbimet në sistemin e shëndetësisë. Shteti sërish do të jetë aksioner minoritar sa për emër, ndërsa shumicën do ta ketë një konsurcium operatorësh privatë ku deri tani është përmendur me emër konsulli i Izraelit në Tiranë, Sani Sanikevich, i njohur si mik i kryeministrit Rama.

Projekti në formë drafti nuk ka shkuar ende në Kuvend dhe nuk ka si të shkojë pa relacionin dhe firmën e titullarit të ministrit të shëndetësisë. Kur të shkojë, publiku do të kuptojë më shumë se kush janë ortakët dhe pse u dashka krijimi i një monopoli me shpenzimet e buxhetit të shtetit për shendetësinë.

Faktikisht ministrja Sala nuk firmosi përderisa dha dorëheqjen. U provua dhe njëherë se ku ka zë nuk është pa gjë. E shtyu kryeministri të largohej urtë e butë, ndërsa kishte në dorë ta largonte me shkarkim, pra me të keq? U morën vesh të ndaheshin me fjalë të mira pa e zënë në gojë, projektligjin, elefantin në dhomë? Pandehma mund të bëhen plot. E vërteta është se Sala e kishte ndarë mendjen të ikte, siç iku, me ato fjalë kortezie që tha.

Më kot dhe pa të drejtë sipas meje i kërkohet nga disa opozitarë të japë shpjegime, të hapë letrat, të denoncojë, e tjerë e tjerë. Ajo nuk ishte një ministre politike e votuar që ka përgjegjësi para ekektoratit, partisë.

Ishte e katapultuar nga Rama si posedues i pushtetit. Ajo mund t’i jepte këshillë, opinion, por përtej kësaj, zgjidhjet politike ishin dhe janë në tagrin e të mandatuarit me votën e qytetarëve. Ministrat teknikë që vinë nga jashtë politikës e dinë këtë që në krye të herës. Ata kanë vetë një gjë për të shpëtuar kur shohim se një ligj, vendim a akt i qeverisë ku janë ftuar të sherbejnë ka pasoja të dëmshme për vendin sipas tyre: nderin, integritetin, moralitetin personal në kuptimin e gjerë të fjalës. Japin dorëheqjen, largohen, kthehen nga kanë ardhur.Këtë bëri Sala sa pa mbushur një vit në qeverinë “Rama” katër.

Dorëheqja është akti që jehon më shumë se fjalët, shpjegimet. Është si një shakullimë, siç thoshte Kadare për disa ngjarje që as bërtasin, as prajnë. E gjithë kjo duke patur parasysh se Sala përfaqësonte suksesin në nivele të larta të një gruaje shqiptare në perëndim. Edhe njëherë integriteti i bazuar në arritje personale e sheh veten të sfidohet nga kushti për t’u konformuar me zgjidhje të pandashme që për të zbukuruar vitrinën quhen realpolikë. Gjithçka e parashikueshme për këdo që njeh natyrën fasadë të qeverisjes së Ramës.

E padrejtë të paragjykosh dikë në emigracion që fluturon nga ftesa e kryeministrit për të shërbyer vendin ku ka lindur e është rritur. Por po të shohësh shembujt pararendës mund të kuptosh se Rama i ka parasëgjithash operacione imazhi dhe ekstravaganca këto lloj emerimesh e gjestesh.

Vite më parë mori dhe publikoj një letër të mbyllur duke iu përgjigjur me letër të hapur një mjekeje të shquar shqiptare në Ferrara të Italisë, e doktoruar në shkencat Pneuno-Ikardio-Torakale në universitetin e Bolionjës. Brunilda Marku quhej. Ajo e mori seriozisht “vullnetin” e shprehur të kryeminstrit për reformimin e sistemit mjekësor në Shqipëri. U ftua dhe erdhi me shpenzimet e veta në konferenca të bujshme, por kur pa hendekun mes fjalëve dhe veprave iku e dëshpëruar nga kishte ardhur. Më pyeti njëherë babai i saj që e kam mik: Çfarë ishte kjo? Letra e hapur, i thashë me të qeshur. Kaq i duhej Ramës. Propaganda gjithçka, puna diçka, është motoja e tij. Aq e vertetë është kjo sa ndërsa me propagandë është gjithmonë në maja, me punë ia nis periodikisht nga e para. Siç është së fundi “Pasqyrë Shqipëria”. A thua nuk ka ekzistuar “Shqipëria që duam” para saj.

Për t’u kthyer ku e nisëm, rasti i Evis Salës “djeg” një tjetër sprovë në atdhe të elitave shqiptare në perendim dhe shtron (duhet të shtrojë) për diskutim një temë shumë më të rendësishëm se sa detajet e dorëheqjes: A ka vend, a bën Shqipëria për këta bij dhe bija?

Sa i takon” enigmës” së dorëheqjes së saj e sqaroi fare mirë Rama me fjalën “ besnike” që përdori për ministren e re. Firma për konçensionin e ri të shëndetësisë nuk është problem nëse duhet. Prania besnike nuk njeh mëdyshje.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Champions League në Top Channel/ Moderon Edi Manushi, zbulohen detajet e emisionit para dhe pas ndeshjeve

Arena më e madhe europiane e futbollit, Champions League është rikthyer në ekranin më të madh, Top Channel.

Çdo të mërkurë do të transmetohet ndeshja më e fortë e ditës, teksa një emision i dedikuar do të shoqërojë shikuesit para dhe pas ndeshjeve.

Në detajet e publikuara nga autori i emisionit Glenti Nallbani në “Top Albania Radio” për Stenaldo Mëhillin, mësohet se emisioni do të moderohet nga Edi Manushi dhe do të quhet “Studio Champions League”.

Emisioni do të startojë në orën 20:00, me Manushin, që i shoqëruar nga specialistët më të mirë të futbollit në vendin tonë, do të analizojë çdo detaj të pragsfidave.

Emisioni do të vijojë edhe pas ndeshjeve për analizën e detajuar taktike dhe jo vetëm, për ta mbyllur me transmetimin dhe komentimin e të gjithë golave të mbrëmjes, një tjetër detaj mjaft i rëndësishëm dhe tërheqës.

Në orët në vijim pritet të publikohen edhe emrat e specialistëve, që autorët e programit kanë zgjedhur t’i mbajnë sekret, çka të bën të mendosh se pritet të jenë emra të mëdhenj të futbollit tonë.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

FOTO/ Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

Kjo është fotoja e Ylber Lulit, 24 vjeç, i riu që humbi jetën mëngjesin e sotëm pas një konflikti në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër.

Luli ishte i angazhuar në sektorin e turizmit në Shkodër dhe ushtronte profesionin e udhërrëfyesit turistik.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, rreth orës 05:30, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 25-vjeçari Andri Vulaj dyshohet se ka plagosur me armë zjarri Ylber Lulin dhe babain e tij, Qamil Lulin, 63 vjeç.

Në rrethana ende nën hetim, Qamil dhe Ylber Luli dyshohet se kanë plagosur me thikë 25-vjeçarin Vulaj. Ylber Luli u transportua në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e Andri Vulajt, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Champions League/Luis Enrique: PSG në krizë? Nuk jam i shqetësuar, por duhet të përmirësohemi

Liga e Kampioneve ngre më në fund siparin e saj për sezonin 2026/27, një kompeticion që do të jetë në ekranin e Top Channel çdo të mërkurë duke nisuar nga supersfida mes Napolit dhe Arsenalit.

Paris Saint Germaini vjen në këtë kompeticion me misionin për të mbrojtur sërish titullin e fituar, një rrugëtim që do ta nisë me sfidën ndaj Slovan Bratislavës. Paris Saint Germaini nuk ka bërë një start të mirë kampionatit teksa në 3 ndeshjet e para ka grumbulluar 2 pikë, megjithatë kjo duket se nuk e shqetëson trajnerin Luis Enrique.

‘Po të shohim vetëm rezultatet, është një start sezoni katastrofik-tha Luis Enrique-por si trajner e di si të vlerësosh dhe të gjykosh gjithçka ndodh në fushë. Ka gjëra që duhen përmirësuar, por mendoj se meritojmë më shumë pikë. Nuk jam i shqetësuar. Në fund të sezonit do të shohimse çfarë meritojmë. Jam i qetë por duhet të përmirësohemi. Të gjithë janë entuziastë dhe të motivuar të luajnë kundër nesh. Duhet ta pranojmë dhe të dalim nga zona jonë e komfortit. Jam gati të tregoj se çdo ditë është e nevojshme të nisësh gjithçka nga e para’.

Paris Saint Germaini ka fituar 2 edicionet e fundit të Ligës së Kampioneve. Vetëm Reali i Madridit(1956-60, 2016-18), Ajax (1971-73) dhe Bayerni i Mynihut (1974-76) e kanë fituar trofeun madhor 3 herë radhazi.

‘E vë vazhdimisht në presion skuadrën time-shtoi Luis Enrique-do të më pëlqente që të renditeshim mes 8 më të mirave në Fazën e Ligës dhe të evitonim playoffin, por me një short kaq të vështirë është e paevitueshme të humbasësh pikë’.

Në Fazën e Ligës së Kampioneve, Paris Saint Germain ka një kalendar që parashikon edhe sfidat me Manchester City, Barcelonën dhe Aston Villan.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Publikohen rezultatet e PISA për 2025, nxënësit shqiptarë përmirësohen në matematikë dhe shkencë

Shqipëria ka bërë përmirësime të ndjeshme në raport me vetveten, por edhe krahasuar me vendet e rajonit në testin PISA 2025.

Rezultatet janë publikuar sot në konferencën e Ministrave të Arsimit në Bratislavë, ndërsa Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, ka bërë publike rezultatet për Shqipërinë.

“Nga Bratislava ku është mbledhur ministeriali i vendeve të OECD për të publikuar rezultatet e testit të fundit PISA 2025, kam kënaqësinë të ndaj një lajm të mirë, ku Shqipëria në të tre testet që bëhen nga PISA – leximi, shkencat dhe matematika, ka rritje të konsiderueshme. Në testin e matematikës Shqipëria është rritur me 65 pikë, në shkencë me 59 pikë dhe në lexim me 50 pikë”, tha ministrja e Arsimit.

Shqipëria renditet në vendin e parë në rajon në shkencë, duke lënë pas vende si Serbia, Greqia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa udhëheq klasifikimin në matematikë së bashku me Malin e Zi.

“Kemi rritje krahasuar jo vetëm me vitin 2022, por edhe në rajon, ku Shqipëria është në rezultatet më të larta. Konkretisht në matematikë dhe shkencë Shqipëria ka nivelin më të të lartë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Këta tregues pasqyrojnë progresin që Shqipëria ka bërë në një fushë siç është arsimi dhe nuk është thjesht krenari historike, por sidomos ambicie dhe qëllim për të ecur përpara. Nuk është e rëndësishme se cilit vend ia kemi kaluar, por të kuptojmë se si PISA na ndihmon të rrisim performancën e mësuesve tanë dhe se si nxënësit të rrisin aftësitë e tyre” , vijoi ministrja.

Gjatë këtij eventi, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro do të jetë pjesë e paneleve dhe diskutimeve mbi çështje të tjera si analizat e performancës, përqendrimi, roli i Inteligjencës Artificiale, etj.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

“Piratët” e OpenAI arratisen, raporti: Morën kontrollin e një faqeje gjermane dhe shkëmbyen taktika fshehjeje

Një grup agjentësh eksperimentalë të inteligjencës artificiale të OpenAI dyshohet se dolën jashtë mjedisit ku po testoheshin dhe morën kontrollin e një faqeje gjermane.

Sipas një hetimi të publikuar nga Reuters, ngjarja ndodhi në muajin maj, por nuk ishte bërë më parë publike. Agjentët kryen mbi 15 mijë ndërhyrje në DseWiki, një platformë në gjuhën gjermane për programuesit, që funksionon në mënyrë të ngjashme me Wikipedia-n.

Sistemet e inteligjencës artificiale dyshohet se e shndërruan faqen në një tabelë komunikimi, ku shkëmbenin taktika për të përfunduar detyrat, për të anashkaluar kufizimet e OpenAI dhe për të fshehur sjelljen e tyre. Kur administratori nisi fshirjen e materialeve, agjentët krijuan faqe rezervë për të ruajtur komunikimet.

Studiuesit zbuluan gjithashtu mesazhe ku diskutohej përdorimi i mjeteve si Tor, për të shmangur zbulimin. OpenAI tha se nuk mund t’u përgjigjej plotësisht gjetjeve pa shqyrtuar raportin dhe kundërshtoi pretendimin se bëhej fjalë për një sulm kibernetik. Kompania mohoi gjithashtu se ekipi ligjor kishte penguar hetimin e incidentit.

Rasti ka shtuar shqetësimet se agjentët gjithnjë e më autonomë të inteligjencës artificiale mund të bashkëpunojnë, të shfrytëzojnë dobësitë e sistemeve dhe të veprojnë në mënyra të paparashikuara nga krijuesit e tyre.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Krismat zgjojnë Shkodrën/ Konflikt me armë zjarri dhe thika mes tre personave. Humb jetën 24-vjeçari, plagosen dy të tjerët

Një konflikt i ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër ka përfunduar me një viktimë dhe dy persona të plagosur.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 05:30, shtetasi Andri Vulaj, 25 vjeç, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri ndaj Qamil Lulit, 63 vjeç, dhe djalit të tij, Ylber Luli, 24 vjeç.

Babë e bir dyshohet se më pas kanë plagosur me mjet prerës, thikë, 25-vjeçarin Vulaj.

Të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por Ylber Luli, 24 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e Andri Vulajt.

Gjithashtu, gjatë veprimeve në vendngjarje, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin ligjor të saj.

Njoftimi i policisë:“Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, dyshohet se, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V. ka plagosur me armë zjarri shtetasit Q. L., 63 vjeç, dhe Y. L., 24 vjeç (babë e bir), ndërsa këta të fundit dyshohet se kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. V., 25 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Y. L., 24 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. V., si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë, që dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj”.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

LIVE/ Një orë seancë mes vezëve dhe përplasjeve të forta jashtë Parlamentit, protestuesit bllokojnë rrugët, policia i arreston, pranga edhe Lapajt

Kjo e martë shënon nisjen e sesionit të ri parlamentar, i cili po shoqërohet me protesta jashtë Kuvendit.

Jashtë Kuvendit, aty ku po mbahet protesta, kanë nisur tensionet dhe shoqërimet e para nga policia, e cila ka blinduar zonën.

Po ashtu ata kanë goditur me vezë efektivët e policisë, ndërsa të shoqëruar në komisariat janë protestuesit që shkelën perimetrin e sigurisë.

Nisjes së sesionit të ri parlamentar sot, i kanë paraprirë debate të forta në Konferencën e Kryetarëve për çështjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More
Punë në Gjermani

Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë, shoqëron edhe disa tubues të tjerë

Tensionet në protestë kanë përshkallëzuar.

Protestuesit kanë bllokuar disa rrugë në kryeqytet, ndërsa policia i ka bërë thirrje për lirimin e këtyre akseve.

‘Lironi rrugën”, dëgjohet të thojë policia.

Siç raporton gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, policia ka shoqëruar disa protestues të tjerë, të cilët janë konfrontuar me efektivët.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Read More