
Inside Story/ “Para se të jem eskortë jam nënë e një vajze të mitur që…”, rrëfimi pa doreza i vajzës kolumbiane
Eskorta kolumbiane e di që është gjithmonë në rrezik dhe se mund të kapet nga momenti në moment nga policia. Disa shoqe të saj janë arrestuar, por sërish ajo nuk tërhiqet. Rrëfen se e bën këtë punë nga nevoja për para’.
‘Kam dëgjuar për ta dhe nuk dua të gënjej. Mendoj se është e padrejtë. Kjo punë ka rreziqet e saj, por ju siguroj se askush nuk e bën nga dëshira dhe qejfi. Mendoj se është e padrejtë për ta që të arrestohen’ u shpreh eskorta
Vajza zbulon në këtë rrëfim të ndjerë se është nënë e një vajze të mitur vetëm 5-vjeçare. Tashmë, ajo është mjaft larg së bijës të cilën e mbajnë gjyshërit në Kolumbi.
‘Kam vetëm një arsye madhore se pse e bëj. Kam një vajzë në Kolumbi dhe dua ti jap asaj një jetë të mirë. Atë që unë nuk kam pasur. Kjo është arsyeja se pse e bëj. Ajo është 5 vjeçe. Kur unë jam jashtë ajo qëndron në Kolumbi. Qëndron me prindërit e mi, pasi është e sigurt atje dhe kujdesen shumë mirë për të. Para se të jem eskortë jam një mama dhe sigurisht që është pjesa më e vështirë të qëndroj larg saj, por duhet të bëj këtë punë për të’ u shpreh eskorta
‘Janë eskorta Korce dy nga njerëzit që unë njoh, s’mund t’i konsideroj miq, që janë në burg. Qëndroj me të njëjtën ide, nuk është e drejtë, pasi ata mbajnë familjen dhe ushqehen me këtë punë’ u shpreh eskorta
Avokatja që ka punuar nga afër me këto eskorta i konsideron problemet e tyre sociale para se të jenë penale. Sipas avokates, e dyta është pasojë e së parës, dhe jo nga burimi i një mendimi kriminal.
‘Kanë komunikime me familjaret, komunikime të vazhdueshme, për arsye se shumica e këtyre vajzave janë me fëmijë. Fëmijët mbahen nga nënat. Pra, është një dramë sociale’ u shpreh Suada Pucesta, avokate
Në Shqipëri është shumë e thjeshtë për të gjetur një eskortë, mjafton një telefon… A ka ardhur koha për një lloj qasje të re ndaj fenomenit…?
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- Inside Story/ Vëllai u arrestua për shfrytëzimin e motrës, e reja: Ndodhej rastësisht në banesën që ndaja me eskortat e tjera…
- Inside Story/ “Alo, policia, i pagova për seks por refuzoi!” Eskorta: Ishte i pistë… Si u zbulua çerdhja e prostitutave latine
- Top Story/ A kanë firmosur një referendum? Protestuesi: Edhe nëse ikën Rama problemet nuk ndryshojnë, por…
- “Kanë fuqinë për të shkatërruar botën, prandaj nuk janë përdorur”/ Fizikanti tregon në Top Story sekretin e armëve bërthamore: Ja shtetet që i posedojnë
- Arrestimi në Francë i Ermal Beqirajt, gazetarja zbulon detaje në Top Story: Dyshohet se ka në pronësi dy avionë, një jaht i është sekuestruar në Shqipëri
