
Inside Story/ Vëllai u arrestua për shfrytëzimin e motrës, e reja: Ndodhej rastësisht në banesën që ndaja me eskortat e tjera…
Historia e kësaj të reje që intervistojmë në një nga hotelet e Tiranës ku u strehua pas lirimit nga qelia, është pak e koklavitur. Policia ka dyshime të forta që pjesë e grupit që shfrytëzonte vajzat e reja ishte dhe vëllai i saj. I vëllai është kapur pranë ambienteve që eskortat ushtronin prostitucion. Por, e motra ka një tjetër version që hetuesit e konsiderojnë alibi për lirimin e të vëllait. Atij që dyshohet si tutor.
‘Vëllai im arriti pas një jave. Unë duke parë veten në situatën ku isha, kisha nevojë të sillja dikë që i besoja, dikë që i besoja dhe e kisha të shtrenjtë. Me ardhjen e vëllait, që e solla për pushime. Një ditë, në apartamentin që e ndaja me vajzat e tjera, na sollën klientë, duke qenë dhe vëllai im. Atë ditë na shkruan tutorja, duke thënë se po vjen një klient.
Një nga vajzat që ishte me ne, hapi derën, pas saj pamë shumë njerëz që ishin civilë. Kur na shkruajti tutorja, i thashë vëllait tim, të shkojë në shtëpi, pasi përndryshe do ta kuptonte se çfarë po bëja unë për shkak të nevojës. Kur vëllai po ulej shkallëve, policia e kap. Policia e kapi, e keqtrajtoi, e goditën, e kanë kërcënuar me armët në kokë, në gojë dhe në organet gjenitale. Ata mendonin se ishte ai shefi, vetëm se ishte kolumbian. Ata e pyesnin se kush drejton, vëllai përgjigjej, por nuk ndalonin’ u shpreh Kolumbiania
Kjo, është e vërteta e vajzës që ushtronte prostitucion. Por, prokuroria pretendon se ka prova mjaftueshëm që implikojnë vëllain e saj si tutor. Megjithatë, dëshmia e vajzës mbetet prekëse në vetëmohimin për të mbrojtur vëllain.
‘E vërteta është jo, sepse nuk kisha dalë kurrë jashtë Kolumbisë. Nuk kisha asnjë dijeni për jetën këtu dhe ligjet. Periudha që ishim në burg, ishte shumë e vështirë. Nuk njihnim gjuhën, nuk kishim të ardhura për nevojat tona. Nuk flisnim me familjet tona. Mendoj se na kanë poshtëruar dhe kemi kaluar gjëra shumë të këqija dhe nuk do ti harroj kurrë’ u shpreh vajza nga Kolumbia.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- Inside Story/ “Para se të jem eskortë jam nënë e një vajze të mitur që…”, rrëfimi pa doreza i vajzës kolumbiane
- Inside Story/ “Alo, policia, i pagova për seks por refuzoi!” Eskorta: Ishte i pistë… Si u zbulua çerdhja e prostitutave latine
- Top Story/ A kanë firmosur një referendum? Protestuesi: Edhe nëse ikën Rama problemet nuk ndryshojnë, por…
- Krim makabër në Austri/ 24-vjeçarja shqiptare vritet me çekiç nga vëllai i partnerit, autori tentoi të arratisej i mbuluar me gjak
- “Kanë fuqinë për të shkatërruar botën, prandaj nuk janë përdorur”/ Fizikanti tregon në Top Story sekretin e armëve bërthamore: Ja shtetet që i posedojnë
