Punë në Gjermani

Shërbime pa barriera për PAK/Bankat dhe platformat online me rregulla të reja, gjoba deri në 5 mln lekë

Bankat, shërbimet online dhe tregtia elektronike do të përballen me detyrime të reja për aksesueshmërinë.

Projektligji i ri për personat me aftësi të kufizuara synon që një sërë mallrash dhe shërbimesh, nga bankomatet te platformat online, të bëhen të përdorshme për të gjithë.

Në fushën e shërbimeve do të përfshihen komunikimet elektronike, shërbimet online dhe digjitale, librat dhe tregtia elektronike, transporti, shërbimet bankare dhe ato audiovizuale.

Ndërsa për mallrat, kërkesat e reja të aksesueshmërisë prekin pajisjet teknologjike, telefonat inteligjentë, kompjuterët, ekranet interaktive, bankomatet dhe automatikët e biletave.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE

“Projektligji synon të garantojë aksesueshmërinë e mallrave dhe shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara, eliminimin e barrierave dhe pengesave për ushtrimin e të drejtave të tyre.”

Por projektligji shkon përtej aksesit në teknologji dhe shërbime. Një nga ndryshimet më të rëndësishme është forcimi i së drejtës për jetesë të pavarur. Personat me aftësi të kufizuara pritet të kenë më shumë mbështetje përmes asistencës personale, vendimmarrjes së mbështetur dhe mjeteve ndihmëse.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE

“Në tërësi, këto dispozita e zhvendosin fokusin nga një qasje thjesht përkujdesëse drejt një modeli që mbështet pavarësinë, zgjedhjen dhe kontrollin e vetë personit mbi jetën e tij.”

Projektligji parashikon gjithashtu që institucionet qendrore dhe vendore të planifikojnë gradualisht fondet për eliminimin e pengesave në shërbimet publike. Por për herë të parë, përgjegjësia vendoset qartë edhe mbi operatorët ekonomikë.

Bizneset që nuk respektojnë kërkesat e reja për aksesueshmërinë e mallrave dhe shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara do të përballen me gjoba që mund të arrijnë deri në 5 milionë lekë. Për shoqëritë tregtare, projektligji parashikon si masë alternative deri në 0.1% të xhiros totale vjetore të vitit financiar paraardhës, duke u aplikuar vlera më e lartë.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.


Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *