
Konflikti mes biznesmemëve në Vlorë, gjykata jep masat për të arrestuarit, “detyrim paraqitje” për Luan Muçën, vetëm “arrest në shtëpi” për truprojën e Bedinajt që qëlloi me armë
Gjykata e Vlorës ka dhënë masat për pesë të arrestuarit të përfshirë në konfliktin mes biznesmenëve në një hotel në qytet.
Për Angjelo Breshanin, i cili dyshohet se është badigardi i përfshirë në ngjarje, është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ndërkohë, për Luan Muçën gjykata ka vendosur masën “detyrim paraqitjeje”.
Për tre personat e tjerë të arrestuar, Blerim Hetën, Klaudjo Lleshajn dhe Mandrit Lleshajn, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.
Në lidhje me ngjarjen, autoritetet kanë shpallur në kërkim edhe gjashtë persona të tjerë.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe zbardhjen e plotë të asaj që ndodhi në ambientet e “Regina Palm” në Radhimë.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
