
Live Champions League/ Barcelona e nis me ritëm të lartë, kryeson ndaj Feyenoordit pas dy supergolave
Barcelona rikthehet sonte në skenën e Champions League, me katalanasit që e nisin aventurën europiane përballë Feyenoord në “Camp Nou”, në orën 18:45.
Skuadra e Hansi Flick vjen me moral të lartë pas një starti shumë të mirë në La Liga dhe kërkon ta shndërrojë këtë formë edhe në kompeticionin më prestigjioz europian.
Për Barcelonën, objektivi është i qartë: tre pikët në ndeshjen e parë dhe një start që konfirmon ambiciet për të luftuar për trofeun. Katalanasit kanë treguar një potencial të madh ofensiv në javët e para të sezonit, ndërsa fitorja 5-0 ndaj Valencias ishte një tjetër sinjal i forcës së skuadrës së Flick.
Përballë do të jetë Feyenoord, një kundërshtar që gjithashtu ka nisur mirë sezonin dhe vjen i pamposhtur në kampionatin vendas. Megjithatë, skuadra holandeze ka një statistikë shqetësuese në transfertat europiane, pasi nuk ka fituar në 11 ndeshjet e fundit jashtë fushe në kompeticionet europiane.
Një tjetër pikë interesante e sfidës është prania në stolin e Feyenoord të Giovanni van Bronckhorst, ish-lojtarit dhe kapitenit të Barcelonës, duke i dhënë përballjes edhe një dimension të veçantë emocional.
Në të njëjtën orë, Stuttgart përballet me Viking në një tjetër sfidë të Champions League. Gjermanët nisen si favoritë në letër dhe kërkojnë ta nisin me fitore fazën e ligës, ndërsa kampionët norvegjezë vijnë në këtë përballje me ritëm më të madh konkurrues për shkak të kalendarit të kampionatit të tyre.
Demirovic 20’, 26’, 32′ / Tripic 22’
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- Mbrëmje kampionësh në Top Channel, sot Napoli-Arsenal. “Studio Champions League” para dhe pas ndeshjes
- Top Channel sjell surprizën e madhe, Igli Tare bëhet analist i Champions League
- Champions League në Top Channel/ Moderon Edi Manushi, zbulohen detajet e emisionit para dhe pas ndeshjeve
- Champions League/Luis Enrique: PSG në krizë? Nuk jam i shqetësuar, por duhet të përmirësohemi
- Yamal dhe ‘Topi i Artë’: Nuk do të lutem të ma japin, objektivi kryesor, Champions League
