
Shpërthim i fuqishëm në një karburant në zonën e Brrylit, mbeten të plagosur punonjësit. Banorët dalin në rrugë të alarmuar
Një shpërthim i fuqishëm raportohet të ketë ndodhur këtë mëngjes në një karburant në zonën e Brrylit.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, teksa Top Channel mëson se punonjësit e biznesit kanë mbetur të lënduar dhe po marrin ndihmën e parë pas mbërritjes së autoambulancës.
Nga shpërthimi është shkatërruar e struktura e karburantit dhe godina njëkatëshe ku qëndronin punonjësit.
Njëri prej tyre mbeti i bllokuar brenda për pak minuta, por ndërhyrja e banorëve të zonës bëri që t’i shpëtonte flakëve që kanë përfshirë biznesin.
Policia, ambulanca dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje për të neutralizuar çdo rrezik të mëtejshëm, teksa qarkullimi në zonë është bllokuar.
Banorët janë të alarmuar dhe kanë lënë të gjithë shtëpitë, në një kohë kur duhet të ishin duke u bërë gati për të shkuar në punë apo për të kryer detyrimet e një dite të zakonshme.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- VIDEO/ Tre punonjës të plagosur dhe karburanti i gjithi i shkatërruar, detajet e incidentit që tronditi kryeqytetin. Reagon policia
- “Ai është i çmendur dhe shumë i fuqishëm”, rrëfimet tronditëse të ish-partnereve të Elon Musk, Daily Mail: Pse ai mund të jetë njeriu më i rrezikshëm në botë
- Shpërthimi në hidrocentralin në Zvicër, objekti përfshihet nga flakët, humbin jetën dy persona
