Raportohen 27 vatra zjarri në vend, 8 prej tyre ende aktive, situata më problematike në qarkun e Lezhës
Në vendin tonë janë raportuar 27 vatra zjarri, prej të cilave 17 janë shuar plotësisht, 2 janë nën mbikëqyrje dhe 8 mbeten aktive.
Në operacione janë angazhuar 265 forca operacionale dhe 38 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 170 forca ushtarake dhe 3 automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura, ndërsa helikopterët e Forcës Ajrore kanë ndërhyrë në 4 operacione.
Vëmendja kryesore është përqendruar në qarqet Dibër, Lezhë, Tiranë dhe Shkodër.
Në Dibër, operacionet vijojnë në Vajkal, Lundre–Madhesh dhe Mallunxë–Lis, me angazhim të konsiderueshëm të forcave tokësore dhe mbështetje ajrore në zonat e Matit; në këto vatra nuk raportohen rreziqe për zonat e banuara.
Në Dajt, pavarësisht riaktivizimit të një vatre, janë angazhuar 60 forca dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Situata më problematike paraqitet në qarkun Lezhë, veçanërisht në zonën Kalivaç–Zimaj–Kashnjet, ku u realizua evakuimi i banorëve dhe ndërhyrja u përforcua me 2 helikopterë të Forcës Ajrore, 50 forca ushtarake dhe 3 automjete zjarrfikëse, krahas strukturave vendore.
Ndërkohë, në Mnelë të Vogël, Vau i Dejës, intensiteti i zjarrit është ulur dhe rreziku për zonat e banuara është shmangur, ndërsa vijon puna për shuarjen përfundimtare.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- Situata alarmante me zjarrin në Fier/ Me çanta në krahë dhe të përlotur, nis evakuimi i banorëve, e moshuara këmbëngul të kthehet në banesë
- Situatë kritike me zjarrin në Himarë, flakët djegin një banesë, rrezikohen edhe shumë shtëpi të tjera
- Zjarri përfshin edhe Himarën, flakët pranë banesave, kërkohet ndihmë e forcave zjarrfikëse nga bashkitë fqinje
- Zjarret në vend/ Forcat e Armatosura të angazhuara në terren, situata më problematike në Fier, evakuohen 10 familje
- LIVE/ Situatë kritike në disa fshatra të Fierit, zjarri avancon drejt Levanit. Digjen tre shtëpi dhe një magazinë, evakuohen disa banorë
