
Robert Pattinson dhe Suki Waterhouse tërheqin vëmendjen, puthje pas premierës së “Primetime” në Venecia
Robert Pattinson dhe Suki Waterhouse tërhoqën vëmendjen në Festivalin e 83-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia, ku aktori prezantoi filmin e tij të ri, “Primetime”.
Çifti u shfaq së bashku të shtunën, më 5 shtator, në eventin prestigjioz. Pattinson u paraqit me një kostum të bardhë, të kombinuar me një kravatë të kuqe, ndërsa Waterhouse zgjodhi një fustan të gjelbër me motive lulesh.
Pas përfundimit të filmit, publiku nisi të brohoriste emrat e regjisorit Lance Oppenheim dhe këngëtares e kompozitores Phoebe Bridgers, e cila bën debutimin e saj në film. Duartrokitjet zgjatën për rreth tetë minuta.
Në mesin e ovacioneve, vëmendjen e mori reagimi i Suki Waterhouse. Aktorja dhe këngëtarja dukej se po e mbështeste veçanërisht bashkëshortin e saj. Kur nisën titrat e fundit dhe publiku vijoi të duartrokiste performancën e Pattinson, Waterhouse u përkul drejt tij dhe e puthi në buzë.
A post shared by Variety (@variety)
Në “Primetime”, Pattinson luan një version të trilluar të gazetarit Chris Hansen, i njohur për drejtimin e emisionit “To Catch a Predator” të NBC-së nga viti 2004 deri në vitin 2007. Programi u bë i njohur për operacionet me kamera të fshehta kundër burrave që besonin se do të takonin të mitur të njohur në internet.
Filmi është frymëzuar pjesërisht nga një artikull i revistës “Esquire” i vitit 2007, me titull “Tonight on Dateline, This Man Is Going to Die”, dhe dramatizon ngjarjet që lidhen me programin televiziv.
Chris Hansen nuk ka qenë i përfshirë në prodhimin e filmit dhe ka deklaruar se ende nuk e ka parë versionin përfundimtar. Ai gjithashtu ka kritikuar përdorimin e emrit të tij dhe mënyrën se si filmi paraqet një version të trilluar të punës së tij, pa u konsultuar paraprakisht me të.
Robert Pattinson dhe Suki Waterhouse u takuan në korrik të vitit 2018. Katër vite më vonë, ata bënë paraqitjen e tyre të parë së bashku në tapetin e kuq, në sfilatën Dior Men Fall 2023 në Giza të Egjiptit.
Çifti u fejua në dhjetor të vitit 2023 dhe mirëpriti vajzën e tyre në mars të vitit 2024.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
