Punë në Gjermani

Drejt Juventus-Milan, Gianluigi Buffon rrëfen: Më bën ende të mendoj Manchesterin. Woltemade si Ibrahimovic, Spalletti një magjistar

Gianluigi Buffon kundër Milanit ka përjetuar përballje të çdo lloji; që nga debutimi i tij në Serie A në moshën 17 vjeçare me Parmën, te finalja e Ligës së Kampioneve të luajtur me Juventusit e deri në një numër të pafund ndeshjesh të mëdha për titullin e Serie A.

Por kjo e kësaj mbrëmjeje është ndryshe nga të gjitha. Nuk është më portieri protagonist e as drejtues te kombëtarja italiane, por është gjithnjë një legjendë, një moment kombëtar dhe simboli i Juventusit me 685 ndeshje me fanelën bardhezi, vetëm Del Piero ka më shumë sfida se ai me Zonjën e Vjetër, 705.

Në prag të kësaj supersfide me kuqezinjtë, Buffon flet për çdo ndjesi në një intervistë për ‘La Gazzetta Dello Sport’

Buffon, nëse mbyll sytë, cili Juventus-Milan të vjen në mendje?

‘Sfida e parë në San Siro. Shevchenko më shënoi një gol të papërsërishtëm, as nuk e di sa e ka dashur atë. Diçka e mrekullueshme. Por, sigurisht imazhi që kam për Juventus-Milan është Manchesteri, finalja e Champions League në 2003’.

Juventus dhe Milani vijnë në ndeshjen direkte me pikë të plota; kë shikon më mirë si skuadra anti-Inter?

‘Milani mund të ketë entuziazmin e gjërave të reja; projekt i ri, trajner i ri, lojtarë të rinj dhe mund të jetojë me krahët e entuzuazmit. Por kur bën shumë ndryshime duhet kohë për të gjetur kuadraturën. Juventus niset më i avantazhuar edhe për 9 muajt e punës së Spallettit dhe të një merkatoje të drejtuar edhe nga Luciano. Drejtuesit e klubit dhe trajneri kanë punuar vërtet mirë. Më bën kurioz Woltemade. Dua të shoh nëse me fizikun e tij, me shtatlartësinë 1.98 m të ndërthurur me një teknikë të shkëlqyer do të jenë dominues siç e pres’

Ke luajtur me Ibrahimovic e ri te Juventusi; a mund të ketë të njëjtin impakt gjiganti gjerman?

‘Do të thoja që po. ëoltemade në kampionatin italian të viteve të fundit mund të jetë një vlerë e shtuar’

Kush do ta vendosë Juventus-Milan?

‘Do të më pëlqente të ishte Conceiçao. E sidomos Kolo Muani; zhbllokimi në një ndeshje të tillë do të ishte idealja’

Je shkëmbyer me Kolo në restorant?

‘Kolo deshi shumë të vinte te Juventusi, një aspekt që duhet të bëjë të gjithë krenarë. Por nëse do ta shoh në Torino nuk do t’i them asgjë; ishte i qartë Spalletti me të pas ndeshjes me Frosinonen. Nuk ka asgjë çfarë të shtoj më’

Si do t’ia përshkruaje Spallettin një fëmije?

‘Luciano është një lloj Magjistari Merlin. Perfeksionist i madh me zemër të mirë. Spalletti përmes studimeve të tij, njohurive për futbollin dhe thellësinë e raporteve kërkon një kimi perfekte dhe fituese në të tashmen dhe të ardhmen’

A të ka kërkuar Spalletti këshilla për Juventusin?

‘Nuk i thashë asgjë dhe po jua shpjegoj se pse; bota e Juventusit duhet përjetuar. Dhe vetëm kur e përjeton, e kupton. Luciano që sezonin e kaluar hyri në zemrën e tifozëve. Skuadra, përtej rezultateve, dha përgjigje të rëndësishme dhe ai gjithnjë ka folur pa filtra me njerëzit duke evidentuar nderin dhe krenarinë në përfaqësimin e Juventusit me të gjithë historinë e tij’.

Spalltetti trajner, është ndryshe nga Luciano që organizon festa në pronën toskane të Montaione?

‘Në të vërtetë është i njëjti; një perfeksionist i madh. Kërkon shumë nga vetja edhe në organizimin e këtyre festave, ndoshta në Montaione është pak më shumë balerin dhe më i çlirët. Tema e ishullit të ëight dhe një kod veshjeje në nder të vëllait Marcello tregojnë se i pëlqen të krijiojë një vijë të kuqe dhe ndarje totale të gjerave me të ftuarit. Është saktësisht ajo që kërkon te skuadrat e tij’

Juventus ia ka besuar portën Vicarios, vendimtar në ndeshjen me Parmën. Na thuaj se çfarë keni thënë njëri-tjetrit pas nënshkrimit?

‘Guglielmos i dhashë vetëm një këshillë; të shijojë eksperiencën. Të luash te Juventusi është një privilegj, kudo që shkon e ndjen rëndësinë e kësaj fanelle’.

Vicario është nënvlerësuar nga tifozët?

‘Jo, por është vlerësuar nga shhumë njerëz që nuk kanë njohuri të plota rreth rolit të portierit. Vicario u kritikua shumë në vitin e fundit te Tottenham, por vjen nga një eksperience që e kaliti, ishte protagonist dhe fitues në Premier League. Sezonin e kaluar pagoi formën e dobët të skuadrës, sepse kur ekipi ka një ecuri negative, preket edhe portieri’.

A është Maignan portieri më i fortë në Serie A?

‘Diskutimet për më të fortin nuk më bindin kurrë. Ka potencial dhe pritshmëri, por më pas është ajo që futbollisti tregon për 10 muaj. Portierin më të mirë të Serie A do ta mësojmë në fund të sezonit; vazhdimësia bën diferencën. Maignan, Carnesecchi, Svilar, Vicario dhe Meret janë më të çmuarit. Më pëlqen të kujtoj edhe Caprile, Falcone e Martinez me këtë të fundit që nuk do të ketë një detyrë të lehtë te Interi’.

Përveç Vicarios erdhi edhe Grabara; zëvendësi polak sjell fat…

‘Në të kaluarën po, të shpresojmë edhe tani. Grabara, ashtu si Szczesny, nuk është rezervë. Janë portierë që japin garanci edhe si titullarë; impenjimet janë të shumta, është e drejtë që të bësh të gjithë të ndihen të rëndësishëm’.

Ti e mbylle karrierën me Parmën në moshën 45 vjeçare, Modric luaj Juventus-Milan në moshën 40 vjeç; keni një të afërm të përbashkët?

‘Nuk më bën përshtypje Luka sepse kampionët janë specialë edhe për vullnetin e tyre, jo vetëm për teknikën. Historitë si e tij më gëzojnë. Modric është Modric; nëse përdoret në mënyrën e duhur e bën ende diferencën’.

Juventus-Milan; klasike italiane me pak…italianë. Të trishton?

‘Trishtim, jo. E pranoj pa bërë shumë pyetje vetes. Bota shkon në këtë drejtim dhe nuk e kam forcën që ta kundërshtoj; e vuaj në heshtje këtë prani të pakët italiane në klasikët tanë’.

I ke parë më në ëndërr penalltitë në Zenica që i kushtuan botërorin e tretë radhazi Italisë?

‘Jo. Sepse kam një aftësiu të madhe të eliminoj nga mendja eksperiencat e trishtuar dhe negative. Jam optimisht dhe me besim si natyre, ndoshta është për këtë arsye që të vetmet penallti që shoh në ëndërr, janë ato të triumfit në Berlin 2006. Ajo në Bosnje është një zhgënjim i thellë, por mënyra ime për të jetuar e mbijetuar ndah këtyre plagëve është t’i mbuloj me diçka të bukur’.

A mërzitesh në shtëpi dhe a është lodhur bashkëshortja jote Ilaria?

‘Pas 30-35 vitesh, nuk kam një ditë të organizuar nga palë të treta, edhe mua më bën përshtypje. Është një eksperiencë e re dhe si të gjitha gjërat e reja, më bën kurioz. Në shtëpi jam kaq mirë sa nuk ndjejë nevojnë për asgjë, përveç asaj që t’ dedikohem projekteve të mia dhe familjes sime. Ndonjëherë është e drejtë të ndalesh që t’iu tregosh të dashurve të tu se je aty’.

Pas aventurës me Italinë, e mendon një të ardhme si drejtues te Juventus ose Parma?

‘Kam në mendje dy rrugë. Ose një aventurë që të ketë brensa një pjesë të ndjenjës që të mund të më udhëheqë, diçka që ka të bëjë me historinë time, ose një projekt tundues me objektiva të pamendueshëm për një realitet të ri që nis nga baza për të arritur drejt pafundësisë e më tej. Të shohim’.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.


Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *