Lajme Video

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare, Albert Karriqi

Albert Karriqi, profesor në Institutin e Kërkimit Shkencor të Sportit dhe atlet kampion i klubit Tirana, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 75-vjeçare.

Lajmin e kanë konfirmuar të afërmit dhe miqtë e profesorit.

Karriqi ishte i specializuar në Teorinë dhe Metodologjinë e Stërvitjes Sportive, si dhe në Filozofinë e Sportit, ndërsa përtej botës akademike, ai njihej gjerësisht nga publiku shqiptar si analist dhe komentator i ftuar në panele të ndryshme televizive sportive gjatë ngjarjeve të mëdha globale.

Bëhet me dije se Karriqi ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Albert Karriqi ka shërbyer edhe si deputet i Kuvendit Popullor në legjislaturën e vitit 1991. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në Lëvizjen Olimpike dhe Sportive shqiptare, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar e nderoi me “Urdhrin Olimpik”.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.


Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *