Punë në Gjermani

Vëllai i vuri flakën krevatit të saj teksa flinte, humb jetën në spital e reja shqiptare

Një e re ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga zjarri, pasi më 6 shtator në fshatin Poterq të Klinës, një person dyshohet se i kishte vënë flakën krevatit ku ajo qëndronte.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari, i cili dyshohet se ka probleme me shëndetin mendor, më pas kishte sulmuar me një mjet të fortë edhe nënën e tij, duke u shkaktuar të dyja grave lëndime të rënda trupore.

Viktimat fillimisht ishin dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe më pas në QKUK për shkak të natyrës së lëndimeve. Policia dega në Pejë ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Megjithatë, për shkak të gjendjes së rënduar psikike, ai është vendosur në repartin e psikiatrisë në Spitalin Rajonal të Pejës, nën përkujdesjen e personelit mjekësor dhe mbikëqyrjen e zyrtarëve policorë.

“Stacioni Policor në Klinë, me datën 06.09.2026, ёshtё njoftuar se nё fshatin Poterq-Klinё, njёperson me probleme tё shëndetit mendor, fillimisht ia ka vёnё flakёn krevatit nё tё cilin qëndronte motra e tij, e mё pas nё dhomёn tjetёr e ka sulmuar me mjet tё fortё nёnёn e tij, tёcilave iu ka shkatuar lëndime tё rёnda trupore.

Policia e Kosovës menjёherё ka dalё nё vendin e ngjarjes, ku ёshtё arrestuar i dyshuari, ndёrsaviktimat fillimisht janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё natyrёs sёlëndimeve, janё dёrguar nё QKUK Prishtinё.

Sot, me datёn 07.09.2026, Policia ёshtё njoftuar se vajza e cila kishte lëndime nga zjarri, nuk kamundur t’iu mbijetojë plagёve dhe ka ndёrruar jetё, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekësor. Personit tё dyshuar me vendim tё prokurorit tё shtetit i ёshtё shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orёsh, mirëpo pёr shkak tё gjendjes sё tij tё rёnduar psiqike, ёshtё vendosur nё spitalin rajonal nё Pejё, nё repartin e psikiatrisё nё përkujdesje tё personelit mjekёsor, nёn mbikëqyrjen e zyrtarёve policorë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *