
Anthropic në listën e zezë të SHBA, Trump: AI, jo kërcënim ekzistencial për njerëzimin
Donald Trump i mbrojti rregulloret e administratës së tij për inteligjencën artificiale duke deklaruar se Uashingtoni ka vendosur mekanizmat e nevojshëm mbrojtës, ndërsa pretendoi se Pekini mbështetet vetëm te lideri i tij për kontrollin teknologjik dhe këmbënguli se Amerika kryeson garën ndaj Kinës.
Presidenti amerikan i hodhi poshtë paralajmërimet se AI mund të përbëjë një kërcënim ekzistencial për njerëzimin. Komentet e tij erdhën pasi një sërë ekspertësh punonjësish dhe studiuesish nga laboratorët kryesorë të AI-së, Anthropic dhe OpenAI, kanë shtuar paralajmërimet publike për rreziqet që vijnë nga kjo teknologji.
Kur u pyet nëse kishte shqetësime se AI mund të çonte në zhdukjen e njerëzimit, Trump u përgjigj: “Jo, nuk kam asnjë. Jam vetëm i shqetësuar se nëse nuk fitojmë në fushën e AI-së, do të gjendemi në një pozicion shumë të keq,” u tha ai gazetarëve.
SHBA-ja dhe Kina janë përfshirë në një betejë për epërsinë në fushën e inteligjencës artificiale, ndërsa tensionet po rriten teksa modelet kineze të AI-së janë bërë më të avancuara dhe përdorimi i tyre po zgjerohet në mbarë botën.
Eksperti i Anthropic, Jacob Coxon, tha pak ditë më parë se po largohej për shkak të shqetësimeve se kjo kompani dhe rivali i saj OpenAI po “luajnë bixhoz me jetët e njerëzve”.
Ai theksoi se personat e përfshirë në krijimin e sistemeve të AI-t besojnë mund të “na vrasë të gjithëve deri në fund të kësaj dekade”. Një pjesë e frikës lidhet me mundësinë që modelet të zhvillojnë aftësinë për të përmirësuar vetë performancën e tyre, në mënyrë të pavarur nga krijuesit.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- Ndalimi i shqiptarëve në Mal të Zi për simbolet kombëtare, reagon ministri Dukaj: Flamuri shqiptar nuk është kërcënim
- Nga ndërhyrja te Trump te Samiti i NATO-s/ Thaçi për Ramën: I jam mirënjohës nga zemra, pres një gjykim të pandikuar nga askush
- 25-vjetori i sulmeve terroriste, Trump në Pentagon: Nuk do ta harrojmë kurrë 11 shtatorin, për këtë arsye luftojmë
- AfD-ja kërcënim për Kosovën/ Partia gjermane kërkon anulimin e njohjes, largimin nga KFOR-i dhe fundin e zgjerimit të BE
