Punë në Gjermani

Po priste Ramën të përfundonte takimin në Vlorë, policia shoqëron protestuesin pro Palestinës, Baki Goxhaj dhe tre persona të tjerë

Baki Goxhaj, i cili së bashku me disa persona të tjerë po priste përfundimin e takimit të kryeministrit Edi Rama me strukturat socialiste në Vlorë, me qëllim protestimin është shoqëruar nga policia së bashku me tre persona të tjerë.

Goxhaj, i njohur si protestues pro Palestinës, është një prej personave organizatorë të protestës që prej më shumë se 100 ditësh vijon në Tiranë kundër qeverisë.

Siç bën me dije korrespondenti i Top Channel në Vlorë, Mikel Marsi, bashkëshortja e tij, Eriselda Goxhaj, ka reaguar ndaj veprimit të policisë dhe ka kundërshtuar shoqërimin e bashkëshortit të saj në polici.

Baki Goxhaj dhe personat e tjerë kishin qëndruar pranë Pallatit të Kulturës në Vlorë, ku po zhvillohej takimi i Ramës, ndërsa synonin të protestonin pas përfundimit të tij.

© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.


Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *