
“S’ishim për të marrë vendim”, Çuçi zbardh takimin me Ramën në Vlorë: Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale, mbledhja shumë e domosdoshme
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë, ku zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste dhe përfaqësues të pushtetit vendor të Bashkisë Vlorë dhe Bashkisë Selenicë lidhur me reformën territoriale.
Në mbyllje të takimit, Bledi Çuçi, drejtuesi politik i PS në qarkun e Vlorës, tha se ky takim i sotëm nuk ishte për të marrë vendime, por për të dëgjuar dhe kuptuar atë që propozimi për reformën territoriale ka në thelb.
“Sot nuk ishim për të marrë vendim, sot ishim për të dëgjuar dhe për të shpjeguar. Një takim shumë i domosdoshëm, sepse njerëzit vërtet nuk e kuptojnë deri në fund thelbin e reformës, ku janë përmirësimi i shërbimeve dhe rritja e investimeve. Besoj se bëmë shumë mirë, sepse edhe njerëz që janë deklaruar kundër, që dhe sot janë kundër, morën disa përgjigje.
Sot nuk ishim për vendimmarrje, sot isha në rolin e mikpritësit të ministrave përkatës, deputetit përkatës që ka marrë iniciativën dhe kryeministrit, për të dëgjuar njerëzit e Vlorës”, u shpreh Çuçi.
© Top Channel 2001 – 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i
përmbajtjes së kësaj faqeje.
Lexo edhe këto artikuj të ngjashëm:
- Pas mbledhjes së qeverisë, ministrat zbardhin vendimet: 110 mln euro me Gjermaninë, 7 mijë apartamente dhe fond për energjinë
- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së: Respektoni verdiktin e Speciales, nuk është përfundimtar
- Po priste Ramën të përfundonte takimin në Vlorë, policia shoqëron protestuesin pro Palestinës, Baki Goxhaj dhe tre persona të tjerë
- “E duan rritjen që nga prilli 2023”/ Rama për vendimin e Gjykatës Administrative: “Prapambetjet” e pagave për gjyqtarët shkojnë në 130.5 milionë euro
- “Udhëtim ripërtëritjeje”, Berisha kthehet nga SHBA, flet për takimin me diasporën: I gjeta më të fortë, u ktheva 35 vite pas
